Unë mund të të ndihmoj!
Unë mund të të ndihmoj!
Jam me origjinë nga Shqipëria por jetoj dhe veproj në Vjenë, Austri.
Profesioni im është trajnere personale dhe mindset coach. Unë ushtroj profesionin tim si trajnere fitnesi ku trajnoj me mijëra vajza dhe gra online.
Kam përfunduar studimet e larta master pranë fakultetit të Mjekësisë në Tiranë si Specialiste e Shëndetiti publik. Gjithashtu kam përfunduar studimet master pranë European Institute for Personal Trainer për fitness dhe aktivitet fizik. Kam kryer shumë trajnime në fushën e zhvillimit personal, motivimit dhe transformimit të mendimeve.
Kam një karakter dinamik dhe të fortë, plot energji që nuk rresht së punuari për të ndihmuar veten dhe të tjerët. Parimi kryesor për mua është: Të jemi vetvetja në çdo hap që hedhim dhe ta pranojmë veten për këtë që jemi. I mbijetova depresionit dhe çrregullimeve të ankthit dhe aktiviteti fizik për mua ishte ‘dora’ ku u kapa fortë. Unë besoj që forca e njeriut nuk ka limite , jap gjithçka nga vetja dhe në ditët e mia më të vështira ku do preferoja të qëndroja shtrirë në divan. Kam ndikuar dhe transformuar jetët e mijëra njerëzve si fizikisht por dhe mendërisht duke ju zgjuar potencialin dhe forcën që fle brenda tyre.
‘Dëshira ime është të shikoj sa më shumë njerëz të realizuar dhe të lumtur,nuk ka asgjë të na ndalojë.Kufizimet e vetme janë në mendjen tonë. Thjesht guxo!’
Ndërthurja e katër elementëve kryesorë:
Foli vetes pozitivisht, lexo libra, bëj trajnime, ndiq njerëz që të inspirojnë.
Foli vetes pozitivisht, lexo libra, bëj trajnime, ndiq njerëz që të inspirojnë. Mos ndalo kurrë së zhvilluari veten.
Bëj aktivitet fizik dhe jeto në një trup të bukur dhe të shëndetshëm.
Bëj aktivitet fizik dhe jeto në një trup të bukur dhe të shëndetshëm. Puno cdo ditë derisa personi që do shikosh në pasqyrë të të bëjë të ndihesh krenar.
Medito dhe vizualizo, gjej kohë të ulesh disa minuta në ditë në qetesi me veten tënde.
Medito dhe vizualizo, gjej kohë të ulesh disa minuta në ditë në qetesi me veten tënde dhe fillo të degjosh intuiten.
Ushqimet që ne zgjedhim të konsumojmë do ushqejnë shëndetin ose sëmundjen.
Ushqimet që ne zgjedhim të konsumojmë do ushqejnë shëndetin ose sëmundjen. Prandaj është e rëndësishme të bazohemi në një regjim ushqimor të balancuar dhe të zgjedhim me kujdes dhe zgjuarsi atë cfarë konsumojmë cdo ditë.
Ja disa përshtypje nga personat që ju ka ndryshuar jeta:
Merr pjesë tani!
Unë shkruaj për zhvillimin e vetvetes dhe më shumë.