Je gati për të transformuar jetën tënde në të gjitha dimensionet “ MENDJE-TRUP-ENERGJI”?

Kush është FATJONA CICI!

Rrugëtimi i Fatjona Cici nuk ka nisur thjesht si një profesion, por si një kërkim i thellë personal për të kuptuar jetën, mendjen dhe fuqinë që çdo njeri ka brenda vetes.Si shumë njerëz, edhe ajo është përballur me momente sfiduese, pyetje të mëdha për kuptimin e jetës dhe dëshirën për të gjetur një mënyrë për të jetuar me më shumë qetësi, vetëbesim dhe kuptim. Kjo kërkesë e brendshme e çoi drejt studimit të vazhdueshëm të zhvillimit personal, menaxhimit të ankthit, mendimit pozitiv dhe fuqisë së transformimit të mendjes.

Me kalimin e viteve, ajo filloi të ndajë atë që po mësonte dhe po praktikonte në jetën e saj. Ajo që filloi si një dëshirë për të ndihmuar disa njerëz, u kthye gradualisht në një komunitet të madh njerëzish që kërkonin të ndryshonin jetën e tyre.Fatjona Cici është specialiste e shëndetit publik, autore, mentore e zhvillimit personal dhe themeluese e Jona Academy, një platformë edukimi dhe transformimi personal që ka ndihmuar mijëra njerëz të përballen me ankthin, të zhvillojnë vetëbesimin dhe të transformojnë mënyrën si mendojnë dhe jetojnë.

E njohur për qasjen e saj praktike dhe transformuese ndaj zhvillimit personal, Fatjona ka ndërtuar një komunitet të madh njerëzish që kërkojnë të çlirohen nga frika, mendimet kufizuese, bllokimet emocionale dhe programimet e së kaluarës për të krijuar një jetë më të vetëdijshme dhe më të fuqishme.Puna e saj fokusohet në transformimin e mendësisë, menaxhimin e ankthit, formimin e vetbesimit dhe aktivizimin e potencialit të brendshëm të individit. Edukimi dhe Kualifikimet E diplomuar me master nga “Fakulteti i Mjekësisë” në Tiranë si “Specialiste e Shëndetit Publik”.

E kualifikuar si “Asistente Sociale” nga “Ministria e punës dhe çështjeve sociale” në Shqipëri.

E diplomuar si “Master Personal Trainer” nga “Instituti Europian për trajnerë fitnesi” në Angli.

Kualifikim i akredituar si “Hipnoterapiste” nga (IHTCP) “Shoqata e Terapistëve dhe Kurseve Ndërkombëtare Holistike” në Angli.

Kualifikim i akredituar në psikologji për “Ankthin dhe Atakun e Panikut” nga “Shoqata Ndërkombëtare e Terapistëve(IAOTH)”.

Çertifikime të akredituara në fushën e neuroshkencës dhe zhvillimit personal nga “Akademia e Psikologjisë së Aplikuar” dhe ‘Brain Akademy’ në Angli.

Çertifikata nga studimet në fushën metafizike dhe fizike kuantike:

“Master Reiki nivelet 1,2,3”.

“Energjia e kristaleve”.

Crystal reiki teacher”.

“Intuita dhe kristalet”.

“Jetët e mëparshme dhe shërimi kuantik”.

“Qasje holistike në trajtimin e autizmit”.

“Mjekësia alternative dhe herbalizmi”.

Në vitin 2022 themeloi “Jona Akademi” ku janë krijuar shërbimet dhe produktet si më poshtë:

Kursi “Nga zero në hero” (ankthi, riprogramimi i bindjeve dhe mendimeve).

Klasat e fitnesit live nga shtëpia ‘Fit me Jonën’.

Trajnimi ‘PËRTEJ LIMITEVE NJERËZOR” (vetëbesim, riprogramim i mendjes, vizualizim, teknika frymëmarrje dhe hipnoterapi, kanalizim i energjisë, manifestim, biznes, liria finanaciare, bllokimet emocionale,etj).

Trajnimi ‘Menaxho Ankthin,frikën dhe mendimet negative’.

Trajnimi ‘ Zhvillimi personal dhe Inteligjenca Emocionale në 3 nivele’.

Trajnim fitnesi i ndërthurur me zhvillimin personal ‘Transformohu me Jonën’.

Qindra seminare dhe masterclass për zhvillimin personal, riprogramimin e nënvetëdijes, rritjen e vetëbesimit dhe shërimin e traumave. Programet Transformuese

Ndër programet kryesore të krijuara nga Fatjona Cici përfshihen:

Përtej limiteve njerëzore

Një program transformues i krijuar për të ndihmuar individët të kapërcejnë kufizimet mendore dhe emocionale dhe të aktivizojnë potencialin e tyre të vërtetë.

Menaxho ankthin, frikën dhe mendimet negative

Një program praktik që ndihmon njerëzit të kuptojnë dhe të menaxhojnë ankthin dhe mendimet negative.

Përmes këtyre programeve, ajo ka ndihmuar një komunitet të gjerë njerëzish të krijojnë ndryshime reale në jetën e tyre.

Themeluese e librarisë më të madhe në Shqipëri për zhvillimin personal nga një autore Shqiptare,

‘Libra Transformues’

Autore libri best seller “Transformo Jetën Tënde”.

Autore e librit “Në kërkim të lumturisë”.

Autore e librit “Manuali i mendimit pozitiv”.

Autore e librit “Manuali i menaxhimit te ankthit”.

Autore e librit “Ditari i Manifestimit”.

Autore e librit “Ditari i Rrugëtimit Magjik”.

Bashkë-autore e librit “Mëso të gatuash shëndetshëm në pak minuta” (bashkepunim me Eduart Kaca )

Krijuese e “Kalendarit për zhvillimin personal 2024 dhe 2025”

Komuniteti në Youtube me 30 mijë persona që kanë mundësi të zhvillohen me zero kosto.

Komuniteti i vetëm profesional me zero kosto në shqiperi për zhvillimin personal ku përmban 5 grupe në whatsapp.

Website: www.jonacademy.com

YouTube: Fatjona Cici

Instagram: Fatjona Cici Misioni

Misioni i Fatjona Cici është të ndihmojë njerëzit të kuptojnë se shumë nga kufizimet e tyre nuk janë reale, por janë krijuar nga frika, përvojat e së kaluarës dhe modelet e mendimit.

Përmes librave, trajnimeve dhe komunitetit që ajo ka ndërtuar, ajo synon të ndihmojë individët të çlirohen nga këto kufizime dhe të krijojnë një jetë më të vetëdijshme, më të lirë dhe më të përmbushur.

2 Comments

  1. Mira Metaj November 25, 2022at6:32 pm

    Me pelqeu shume historia jote.
    E lexova disa here ,fatkeqesisht gjej veten me cdo fjale.Por puna si mam dhe koha e limituar me ben qe te le pas dore shume momente nga AJO qe dua vertet te jem dhe te bej.Guximi juaj eshte shume per tu admiruar dhe per tu ndjekur.🥰☀️ Shkelqe Jona💥 sepse duhet shijuar kjo JETE ketu ku jemi.

    Reply ↓
  2. Anisa April 15, 2023at2:08 pm

    Pershendetje Jona .je shume e mire ,

    Reply ↓

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *