Më kujtohet periudha kur filloi pandemia,përjetova një frikë ekstreme për prindërit dhe njerëzit e dashur.Kisha frikë mos i humbisja dhe mëndja më çonte aty ku nuk duhej.Tani që e kujtoj,fillonte kështu: Në fillim më merrte malli dhe thoja ti marr në telefon të komunikoj.Pasi e mbyllja telefonin më kapte një ndjenjë plogështie dhe zinxhiri I mendimeve negative fillonte të krijohej në mëndjen time.Po sikur ti humbas?Po sikur të sëmuren dhe mos tja dalin dot?Po sikur mos ti takoj kurrë më?Dhe pasi më kalonin të gjitha këto mendime në mendje nuk isha në gjendje ta vazhdoja ditën pozitivisht.Vendosa ta pranoj faktin që vdekja është pjesë e jetës dhe nuk është në dorën time.Nëse unë shqetësohem nuk ndryshoj asgjë,madje më keq ndikoj në situatën që është krijuar dhe ju përcjell energji negative prindërve dhe familjes time.Prandaj vendosa të mendoja pozitivisht,nëse e kapja veten duke menduar rreth vdekjes,e ndaloja këtë mendim dhe I flisja vetes pozitivisht.Mendoja që tani në këtë moment jemi mirë,jemi gjallë dhe duhet ta shijoj,ajo që kam në dorë është të mendoj pozitivisht dhe nga larg t’ju dërgoj energji pozitive njerëzve te dashur.Vdekja është pjesë e kesaj jete dhe nuk i shpëtojmë dot,por nuk mund të ndalojmë të jetojmë të lumtur vetëm se kemi frikë vdekjen.Jeto tani momentin,falendero që je gjallë,jetoje çdo ditë I lirë dhe bëj gjëra që të mbushin shpirtin.Shprehi dashurinë dhe mirënjohjen njerëzve të zemrës dhe dergo energji positive dhe mendime optimiste te ata.Mos mendo shumë gjatë për gjërat që nuk janë në dorën tënde,po sikur gjithë planeti të zhduket nesër?Atëhere do vdesim të gjithë dhe nuk e ndalojmë dot këtë gjë.Prandaj tani që je gjallë dhe I ke njerëzit e zemrës mirë,jeto momentin dhe fali dashuri vetes dhe të tjerëve.Mbushe ditën tënde me aktivitete dhe zakone që të japin lumturi,kjo është detyra jote,të jetosh I lumtur dhe I lirë.Për të tjerat mos mendo gjatë,rri I qetë pasi e vetmja mënyrë për ta tejkaluar frikën nga vdekja është duke punuar me veten dhe duke u bërë një me rrjedhën e jetës.Nëse po e lexon këtë pjesë të këtij libri dhe po mendon që jeta jote nuk ka më kuptim pasi ke humbur dikë dhe je përballur me vdekjen dua të të them që më vjen keq për dhimbjen që je duke përjetuar.Por jeta jote ka kuptim ende,për sa kohë ti je gjallë Zoti e dinte që do e përballoje këtë dhimbje dhe Ai ka një plan për ty.Do vazhdosh të jetosh për fëmijët e tu,do jetosh për momentet që mëndja vendos të pushojë pak dhe ti e harron dhimbjen dhe ashtu gabimisht shijon ato momentet e shkurtra e lirë nga mundimi dhe dhimbja.Do vazhdosh të jetosh për atë person që është larguar nga jeta,do jetosh për veten tënde,për familjen që të do,për njerëzit që kanë nevojë për energjinë tënde.Do jetosh për jetën,për Zotin sepse ai nuk të ka krijuar kot.Ti ke vëndin tënd në këtë tokë dhe e meriton lumturinë.Ne nuk vdesim por transformohemi.Ne jemi energji e pastër që transformohemi dhe largohemi nga kjo jetë por ne nuk shuhemi kurrë.