E di çfarë do të thotë të ndihesh i përhumbur në jetë dhe të mos kesh asnjë motiv për tu zgjuar në mëngjes?
Isha dhe unë në atë gjendje por vendosa të ngrihesha dhe zbulova forcën që kisha brenda meje.
Me hapa të vegjël por shumë të vendosur arrita këtu ku jam sot dhe u bëra mbështetja më e madhe për veten time dhe më vonë për mijëra njerëz.
Eksperienca që kalova në lidhje me ankthin dhe mbipeshën më bënë ta kuptoj mirë se çfarë ndien dikush kur është në atë gjendje.
E di shumë mirë se si do ndihet ai person në çdo hap që do të hedhë gjatë përmirësimit të vetes.
Më kontakto nëse:
-Mungesa e motivimit dhe lodhja e vazhdueshme fizike është bërë pengesë për të jetuar një jetë aktive.
-Mungesa e vetëbesimit dhe aftësia për të menaxhuar situatat që jeta të përball ,të ka bërë të besosh që je e dobët dhe nuk ja del dot.
-Fillon ta shikosh veten si viktimë dhe mendon se nuk ja del dot.
-Mungesa e lumturisë, kur i thua vetes që jeta nuk është e bukur dhe kur nuk ndihesh mirë me atë çfarë shikon para pasqyrës.
Je gati për të transformuar jetën tënde në të gjitha dimensionet “ MENDJE-TRUP-ENERGJI”?
-Mungesa e motivimit,nuk je e lumtur me pamjen tënde.
Terapia ime më e mirë në momentet më të zymta ishte aktiviteti fizik.
Gjatë gjithë kohës që ushtrohesha mendja ime fokusohej aty dhe ndihesha tepër e fuqishme duke nisur gradualisht të doja më shumë veten time. Rezultatet shumëdimensionale që po përjetoja në një kohë relativisht të shkurtër u shndërruan në zbulimin e ëndrrës time më të madhe:
Atë të mbylljes me rezultate maksimale e studimeve si “ TRAJNERE FITNESI”.
Kam trajnuar dhe jam ende duke trajnuar qindra vajza online që janë pjesë e programit ‘Fit me Jonën’ dhe mijëra vajza dhe gra në rrjetet sociale duke e shndërruar aktivitetin fizik për ta në orarin e preferuar të ditës.
-Mungesa e lumturisë
Pjesa më e vështirë e rrugëtimit tim nuk ishte transformimi i pamjes por transformimi i mendimeve.
Kur ndryshova mënyrën se si mendoja atëherë filloi të ndryshonte dhe jeta ime.
Ju do keni mundësi të ndiqni hapat e mi në mënyrën më të përsosur nga dikush që dje ishte në gjendjen tuaj dhe sot reflekton për gjithë këtë rrugëtim, me qëllimin kryesor zbulimin e potencialit tuaj përmes vështirësive.
Nga gjithçka që kam përjetuar (ankthi, depresioni,ataku i panikut, mbipesha, mungesa e lumturisë, ndjesia e vazhdueshme që jeta ime nuk kishte kuptim) krijova programet që kanë transformuar jetët e mijëra njerëzve.
Transformimi i pamjes “ FIT ME JONËN”
Transformimi i jetës “ ZERO NË HERO”
Me pelqeu shume historia jote.
E lexova disa here ,fatkeqesisht gjej veten me cdo fjale.Por puna si mam dhe koha e limituar me ben qe te le pas dore shume momente nga AJO qe dua vertet te jem dhe te bej.Guximi juaj eshte shume per tu admiruar dhe per tu ndjekur.🥰☀️ Shkelqe Jona💥 sepse duhet shijuar kjo JETE ketu ku jemi.
Pershendetje Jona .je shume e mire ,