Kur përballesh me autizmin e fëmijës tënd, nuk di nga t’ia fillosh…
Ka shumë informacione, shumë mendime, shumë terapi, dieta, suplemente, këshilla dhe opinione të ndryshme. Ky manual u krijua pikërisht për këtë arsye. Në pesë vite kemi shpenzuar dhjetra mijëra euro duke provuar gjithçka që ofrohej aty jashtë rreth autizmit, jemi zhgënjyer shpesh herë, por nuk kemi hequr dorë. Kemi përballuar financiarisht çdo hap që vajza jonë ka hedhur dhe nuk kemi pasur asnjë ndihmë. Duke krahasuar veten me prindërit e tjerë që kalonin të njëjtën sfidë, arritëm të kuptojmë që ne nuk po ndiqnim rrugën standarte te autizmit dhe ky ishte ‘sekreti’ që vajza jonë arriti të flas dhe të krijojë pavarësi në vetëm pesë vite.
Bazuar në përvojën tonë reale si familje, kemi organizuar në 10 module gjërat që kemi mësuar, provuar, ndryshuar, ato që na kanë ndihmuar dhe ato që për ne nuk kanë funksionuar. Gjithçka që provuam në 5 vite dhe që na solli sukses me vajzën tonë e kemi përfshirë në këtë program prindëror.
Ky program përshtatet për ata prindër që hasin probleme me fëmijën e tyre me ushqyerjen, gjumin, të folurën, agresivitetin, shpërthimet emocionale, problemet me zorrën, jashtëqitjen, aspektin sensorial, diagnozat si autizmi, vonesa në zhvillim, adhd, etj. Përshtatet për ata prindër, terapistë kujdestarë dhe gjyshër që duan të ndihmojnë fëmijët me problemet që listova më sipër.
Në 10 module kemi trajtuar tema që prekin jetën e përditshme të një familjeje:
Si të përballosh emocionalisht diagnozën, frikën, pasigurinë dhe ditët e vështira pa harruar veten dhe familjen.
Çfarë kemi provuar në ushqyerjen e vajzës, çfarë kemi ndryshuar dhe çfarë kemi vërejtur gjatë rrugëtimit tonë. Kemi përfshirë të gjitha ushqimet me receta konkrete dhe video si përgatiten.
Përvojat tona me suplementet, analizat, takimet me mjekët dhe mënyrën se si kemi kërkuar të kuptojmë më mirë nevojat e fëmijës. Kemi shpjeguar me detaje procesin e detoksit dhe çdo suplement që ne përdorëm.
Ide konkrete që mund të bëhen në shtëpi, pa pajisje të shtrenjta dhe pa e kthyer çdo moment në një “seancë terapie”. Të gjitha aktivitetet që kemi përfshirë e kanë nxitur vajzën që të komunikojë.
Mënyra praktike për të krijuar më shumë mundësi për komunikim dhe lidhje me fëmijën. Si arriti vajza jonë që të komunikojë me fjali të plota, nga një fëmijë që nuk fliste asnjë fjalë.
Si mund të përdoren lëvizja, loja dhe rutina e përditshme si pjesë e mbështetjes së zhvillimit.
Çfarë kemi provuar, çfarë na ka ndihmuar, çfarë nuk na ka funksionuar dhe çfarë kemi mësuar gjatë këtyre viteve në terapi.
Si e kemi mbështetur emocionalisht vajzën tonë në situata të ndryshme si në shtëpi, në makinë, në supermarket, te mjeku, dentist, kopshti, në rrugë, gjatë pushimeve dhe në çdo moment të jetës.
Si të mos e identifikosh fëmijën me diagnozën por të shikosh potencialin dhe dritën unike që fëmija yt ka.
Mësimet që do të donim t’i kishim ditur që në fillim. Do të gjeni gjërat që kemi provuar, gabimet që kemi bërë, gjërat që kemi vazhduar t’i bëjmë dhe ato që kemi lënë pas.
Ky manual nuk zëvendëson mjekun, terapistin apo profesionistin e zhvillimit të fëmijës. Është një udhërrëfyes praktik nga prindër për prindër, i krijuar për t’ju ndihmuar të organizoni rrugëtimin e autizmit sipas experiencës sonë.
Ne nuk e kemi krijuar këtë program prindëror nga një zyrë apo nga një libër teorik. Kemi krijuar atë që do të donim të kishim në duar ditën kur filluam rrugëtimin tonë me autizmin.
Nuk do t’ju premtojmë rezultate magjike dhe nuk do t’ju themi se ekziston një metodë që funksionon për çdo fëmijë. Por do t’ju japim përvojën tonë ku në 5 vite vajza jonë flet dhe këndon me fjali të plota.
Ajo që një prindi i duhet më shumë nuk është një listë me këshilla por është dikush që e ka shkelur më parë atë rrugë. Dikush që t’i thotë:
“Nuk je vetëm. Ja se çfarë të pret gjatë rrugës. Në fund ti do ja dalësh”
çdo metodë të re, suplement, ushqim, terapi që në vazhdim do rezultojë e suksesshme për vajzën tonë, do ta shtojmë te ky program pa kosto shtesë. Prandaj qëndro aktiv në profilet tona në rrjetet sociale. Aty do njoftojmë sa herë të shtojmë module.

You cannot copy content of this page