RESTART 2026
Rifillo vitin nga e para, me qartësi, forcë dhe vizion.
“Ristart 2026” është një seminar intensiv 3-orësh, i krijuar për të ndihmuar çdo person që dëshiron të mbyllë me vetëdije të plotë kapitullin 2025 dhe të hyjë në vitin e ri me fokus, qetësi dhe një strategji të qartë për 2026.
Ky seminar kombinon psikologjinë praktike, neuroshkencën, punën me emocionet dhe qartësinë e vizionit, duke të udhëhequr hap pas hapi drejt një rifillimi të vërtetë.
Çfarë do të marrësh nga ky seminar?
1. Mbyllja e vitit 2025 me paqe dhe vetëdije:
Do të identifikosh peshat emocionale, sfidat dhe mësimet që duhet t’i lësh pas për të hapur rrugën e re të vitit që vjen.
2. Riprogramimi i mendjes dhe çlirimi emocional:
Do të mësojmë si të çaktivizosh modelet e vjetra, pasigurtë e brendshme dhe frikërat që të kanë penguar.
Teknika të thjeshta për të aktivizuar energjinë tënde të brendshme.
3. Vizion i qartë për vitin 2026:
Ndërtimi i vizionit tënd personal, emocional, profesional dhe financiar, në mënyrë të strukturuar dhe të lidhur me realitetin tënd.
4. Plan praktik për ndryshim:
Do të vendosësh 3 veprimet kryesore që do t’i zbatosh në 2026, si dhe një mënyrë të re për të ruajtur disiplinën gjatë vitit.
5. Pastrim energjetik dhe rikthim i fokusit:
Teknika frymëmarrjeje dhe ushtrime të thjeshta që pastrojnë energjinë, qetësojnë sistemin nervor dhe të rikthejnë qartësinë.
6. Rrënjosja e qëllimeve të reja:
Do të largohesh me deklarata fuqizuese, rituale javore dhe një strukturë të brendshme që të mban të lidhur me synimet e tua gjithë 2026-ën.
Pse duhet të bashkohesh në këtë seminar?
✔ Do të hysh në vitin 2026 me një mendje të qetë dhe shpirt në paqe.
✔ Do të marrësh qartësi për vendimet, prioritetet dhe drejtimin tënd.
✔ Ke ushtrime praktike që mund t’i aplikosh menjëherë.
✔ E udhëhequr nga një person që ka kaluar të njëjtat sfida emocionale dhe e di nga përvoja si bëhet rifillimi.
Çfarë e bën këtë seminar ndryshe?
✔ Kombinon punën emocionale + psikologjinë praktike + teknikat e neuroshkencës.
✔ E drejtuar nga një person që ka kaluar vetë sfida, ankth, ngërç emocional dhe ka rifilluar nga zero.
✔ Ushtrime të drejtpërdrejta që nuk i gjen në rrjetet sociale.
✔ Rezultate të menjëhershme në qartësi, qetësi dhe motivim.
✔ Regjistrim i seminarit për ta parë sërish kur të duash.
Për kë është ky seminar?
Ky seminar është për ty nëse:
✨️po ndihesh i/e lodhur, pa fokus ose emocionalisht i/e rënduar nga viti që po lëmë pas
✨️dëshiron qartësi dhe stabilitet për 2026
✨️do të ndryshosh mënyrën si e menaxhon jetën, emocionet dhe qëllimet e tua
✨️ndjen se ke lënë gjëra përgjysmë
✨ ke ëndrra që të thërrasin përsëri
✨ ke lodhje emocionale që do t’i mbyllësh njëherë e mirë
✨ kërkon qartësi, fokus dhe energji të brendshme
✨ do të hysh në vitin 2026 me prioritet: VETEN
Ristart 2026” nuk është thjesht seminar, është një riformatim i brendshëm!
Do të dalësh prej tij me qartësi, qetësi, teknika konkrete dhe fuqi për të ndjekur vizionin tënd.
Për ty që dëshiron mentorim, mbështetje dhe një përvojë të plotë.
Nuk po vjen vetëm një vit i ri.
Po vjen një mundësi e re!
⌛ 3 orë transformuese
Nëse e ndjen se është koha të bësh veten prioritet… atëherë ky seminar është për ty!
❌️Pavarësisht moshës, profesionit, gjinisë, ky seminar është për këdo.
❌️Mund të ndiqet nga çdo vend i botës.
