Në këtë artikull do lexoni se si ti thoni jo njerëzve që manipulojnë energjinë tuaj, që manipulojnë kohën tuaj duke shfrytëzuar faktin që je njeri me zemër të madhe dhe dëshiron ti ndihmosh të gjithë.
Ti duhet të dish që nuk e kemi për detyrë të ndihmojmë asnjë njeri, nuk është detyra jonë por ne njerëzit jemi ndërtuar në mënyrë të tillë që të ndiejmë dhimbjen e tjetrit, të dhurojmë dashuri, të ndihmojmë pa kushte pa pritur që të na i kthejnë. Më ndodh shpesh që ofroj ndihmën time pa pritur që të ma kthejnë, jap shumë nga vetja ndonjëherë edhe përtej mundësive të mia. Por ndodh një fenomen që ka disa lloj njerëzish që nuk vlerësojnë faktin që ti po jep energjinë tënde por nëse nuk e bën një herë këtë gjë e quajnë që e ke për detyrë, ndihen keq, të mbajnë qëndrim, nuk të respektojnë më, e shkëpusin marëdhënien me ty ndoshta bëjnë edhe ndonjë koment negativ.
Me njerëzit që të manipulojnë duhet të vendosësh kufijë dhe të ruash energjinë tënde. Unë kam kuptuar që duhet të jesh e drejtëpërdrejtë dhe ti thuash:”Unë bëj për ty sepse dua të të ndihmoj, unë jap aq sa kam mundësi por nuk dua të prish qetësinë time, rehatinë time, ta konsumoj energjinë time jashtë mundësive të mia për ty, nuk dua.” Pra duhet ti flasësh drejtëpërdrejtë ta shikosh në sy dhe ti thuash:” Nuk mund ta bëj më këtë gjë.”
Njerëzit që manipulojnë zakonisht veprojnë në këtë lloj mënyre: të bëjnë të ndihesh keq, të bëjnë që ta mendosh se e ke për detyrë dhe nuk di si të veprosh më, nuk di si të reagosh dhe të duket sikur të duhet vërtetë të bësh diçka, të sforcosh veten duke menduar se nuk do më gjejë gjë ta bëj diçka për këtë njeri, por patjetër që të gjen. Ne presim që ta shikojmë pasojën negative në moment por ajo akumulohet nuk duket në moment, akumulohet derisa arrin në një nivel ankthi të lartë, arrin në krizë paniku, ose thjeshtë mungesë lumturie, sepse ke dhënë shumë përtej mundësive të tua.
Ne prodhojmë shumë energji qoftë kur shkruajmë, kur flasim, kur lëvizim. Prodhohet energji me mendim, me fjalë, me veprim me ndienja dhe duhet të jesh i vetëdijshëm që këtë energji që prodhohet për çfarë do e përdorësh. Sigurohu në fillim ti kesh mbaruar të gjitha detyrimet që ke ndaj vetes,detyrime që ndihmojnë në zhvillimin tënd personal dhe qetësinë mendore:
- Vizualizim.
- Aktivitetin fizik.
- Regjimin ushqimor të shëndetshëm.
- Bisedat me veten.
- Një përqafim vetes tënde.
Pasi ke përmbush detyrimin ndaj vetes vjen detyrimi ndaj jetës që mund të jetë puna, biznesi detyrimi ndaj fëmijës, partnerit, shtëpisë, familjes dhe pastaj mund të jenë disa dëshira shtesë që ne i bëjmë brenda mundësive tona dhe i ndihmojmë të tjerët. Por mos ngatërro dëshirën me detyrimin,mos vendos të tjerët para teje. E kam bërë unë shumë gjatë, pa hapur sytë në mëngjes ndonjëherë futesha direkt ktheja përgjigjje mesazheve dhe komenteve,doja të ndihmoja njerëzit.Por duhet ta bindësh veten se JAM UNË E PARA. Dije se askush nuk do vijë të të japi këshillën e duhur kur ti ndihesh keq, të të thotë vepro në këtë lloj mënyre ose sillu në këtë lloj mënyre askush nuk do të vijë ta bëj sepse nuk dinë fundja se si të këshillojnë, nuk dinë si je ndierë ti për kaq gjatë. Më bën përshtypje të gjitha mesazhet që më vijë shumica nuk thonë “ Jona si je?” por thonë “ Jona kam nevojë për këtë gjë?” dhe nëse unë jap atë që njerëzit më kërkojnë i bie që unë të mbetem bosh por është detyra ime ta ruaj energjinë time, është detyra jote ta ruash energjinë tënde. Njerëzit gjithmonë do kërkojnë, qoftë njeriu më i dashur për ty, edhe prindi ndonjëherë do kërkojë jam dakort që do japim dhe do ndihmojmë por sigurohu ta kesh mbushur veten tënde me energji të mira që në mëngjes në mënyrë që të përballesh me njerëzit e tjerë gjatë ditës.
Njerëzit që të manipulojnë nëse nuk iu jep atë që ata duan të bëjnë të ndihesh njeri i vogël, të bëjnë të ndihesh në faj nëpërmjet komenteve negative apo mimkës së fytyrës por mos ki krikë të humbasësh një njeri që të manipulon sepse sapo ke hapur një vend të lire në jetën tënde për një njeri me energji të mirë, një njeri që të vlerëson për atë që je. Mos ki frikë ti thuash jo njerëzve që manipulojnë është gjëja më e mirë që mund të bësh për veten tënde. Që t’u thuash jo nuk ke pse e thua në këtë lloj mënyre të drejtëpërdrejtë ose në formë debati por mundesh ta nisësh në fillim me veprime. Nëse ishte duke bërë një veprim vazhdimisht mos e bëj më, thjesht ndaloje atë veprim. Nëse çdo ditë pije kafe me një person dhe ajo qan hallet se sa të padrejtë e ka jetën thuaj sot nuk mundem të vij në kafe, në fillim provoje me këtë lloj mënyre. Pastaj këta persona zakonisht kërkojnë llogari, të bëjnë të ndihesh keq“ le nam, ça do bësh tani hajde pimë kafen se ske ça bën” ndërkohë ti mund të kesh plan të rrish ulur me veten tënde me një fletore të shkruash ose me një libër të lexosh. Pastaj kalo tek faza e dytë që e shikon në sy dhe i thua drejtëpërdrejtë “të lutem unë kam nevojë të rrij me veten” e mos rri në pritje të reagimit të tyre por tregohu shumë i vendosur:”Nuk mundem të kaloj kohë më ty, nuk mundem ta bëj këtë për ty.” Sidomos në marrëdhënie pune është shumë e vështirë sepse ka koleg, ka skutha plot edhe mua ka ndodhur kur punoja në Shqipëri që ta marrin për të mirëqënë janë dembela, janë skutha e përdorin këtë metodë dhe duan ti ndihmosh me punë dhe ata të rrinë për vete, në dukje ato bëjnë sikur tundin malet por poshtë ajzbergut është ajo faza që ti je duke bërë gjithçka për ata të shfrytëzojnë, të manipulojnë. Me këta është pak më e vështirë por duhet të jesh shumë e vendosur “ Jo nuk mundem sepse nuk është detyra ime është detyra jote shko ku të duash ankohu kjo është detyra jote dhe kjo e e imja”.
Në përgjithësi nuk është problemi me njerëzit që na manipulojnë problemi është me ne që nuk jemi mjaftueshëm të vendosur të themi JO, ne themi jo me gjysëm zëri edhe presim reagimin e tyre. Por mos ki frikë nga reagimi i dikujt që ty të nënvlerëson dhe tregon mungesë respekti. Është mungesë respekti sepse ai person ofendon nivelin e inteligjencës që ti ke. Prandaj është shumë e rëndësishme të punojmë me veten, të rrisim nivelet e vetëbesimit në mënyrë që të mos ndikohemi aspak nga njerëzit toksik, nga njerëzit që janë në një programim dhe e kanë bërë mënyrë jetese. Nuk duhet ta marrim shumë personale , ai person këtë veprim do e bëjë me këdo që do i dali para nuk e bën vetëm me ty apo me mua e bën me këdo. I themi jo aktivitetve, i themi jo njerëzve që na thithin energjinë dhe kur çohesh nga tavolina ndihesh bosh dhe thua pse e durova. Ti e ke në dorë të ndryshosh situatën, ti e ke në dorë t’u thuash jo këtyre njerëzve askush tjetër nuk e ka.
Niveli i dashurisë për veten duhet të jetë shumë i madh, duhet ta duam veten duhet ta vlerësojmë veten, duhet të dimë vlerat e vetes sepse kështu funksionon jeta. Kështu ka funksionuar për shumë gjatë që shpesh njerëzit mundohen të të bëjnë të ndihesh keq, të ndihesh i vogël, të ndihesh sikur je i detyruar t’u bësh të mira. Por është detyra jonë që të mbrojmë energjinë tonë.
Nëse ky shkrim të ka ndihmuar të reflektosh me veten dhe të ka bërë të besosh se ti mundesh të vendosësh kufijë njerëzve të tjerë dhe të respektosh veten dhe kohën tënde ,bëj like dhe dërgoja dikujt që do e ndihmonte.
Gjithashtu nëse ke nevojë të punosh me veten për të ndërtuar vetëbesimin dhe ti japësh drejtim jetës tënde bashkohu në një nga kurset në numrin +355683817117
Me dashuri Jona.