Ndodh që në jetën e përditshme të përdorim termat ”monotoni, jeta na ështe bërë monotone, nuk kemi me çfarë ta mbushim ditën, ndihem vetëm”. Por faktikisht në realitet kemi kaq shumë gjëra për të bërë, shumë mbingarkesë sa zgjedhim thjesht të rrimë e ti anashkalojmë të gjitha këto. Justifikohemi dhe mendojmë më mire të them “nuk kam çfarë bëj” se sa të çohem dhe të përballem me gjithçka më duhet të bëj. Duke harruar që vetëm ti mund ta pastrosh shtëpinë, ti duhet të gatuash, ti do kujdesesh për fëmijët , ti do e dërgosh CV, ti do aplikosh për punë, ti do studiosh, ti do përfundosh detyrën e kursit pra janë kaq shumë gjëra që ti do i bësh dhe nuk ka njeri tjetër që do i bëjë në vendin tënd. Meqenëse është kaq shumë e vështirë të dalësh nga zona e rehatisë ne zgjedhim të themi se nuk kemi çfarë bejmë, më mirë të gënjejmë veten se sa të çohemi dhe ti bëjmë të gjitha këto.Por jam shumë e sigurt që në jetën e gjithësecilit prej nesh nuk është gjithçka monotone, jam shumë e sigurt që çdo njeri këtë tokë e ka një ëndërr dhe pret të realizohet ajo ëndërr por duhet të çohesh nga vendi, të lëvizësh duke ndërmarrë aksionet e duhura në mënyrë që të realizosh ëndrrën tënde.
Konkretisht për të shmangur“monotoninë e përditshme” sugjeroj:
- Të nisësh ditën me veten tënde: Të çohesh para se pjestarët e tjerë të familjes të jenë zgjuar në mëngjes dhe të marrësh 10 minuta kohë për veten tënde dhe të shkruash: mendimet, ndjesitë, çfarë dëshiron në jetë.
- Të bësh aktivitet fizik: E vetmja mënyrë që ta ndryshon jetën në tërësi sepse lidhet shëndeti mendor, fizik, shpirtëror, emocional pra vetëm me “aktivitet fizik” i shërbejmë të gjithë qënies tonë si njeri.
- Të lexosh libra: Në kohën tënde të lirë që rri dhe e humbet në rrjetet sociale ta shfrytësosh duke lexuar një libër. Do ju sugjeroja librin tim “Transformo Jetën Tënde”.
- Të kujdesesh për pamjen tënde: Vishu me rrobat që të pëlqejnë dhe të bëjnë të ndihesh mirë, vendos make-up edhe pse je në shtëpi, shtrij flokët, rregullo veten.
- Të bësh një bisedë me një person që është pozitiv, optimist pra të ushqesh mendjen pozitivisht.
- Të praktikosh vizualizimin, të ndryshosh imagjinatën nga negative në pozitive.
- Të bësh një meditim, të ushqesh shpirtin pozitivisht.
- Të gatuash shëndetshem, të ushqesh trupin shëndetshëm.
Ka shumë gjëra që ti mund ti bësh dhe ta kompletosh ditën tënde përmes pasioneve, talenteve, dëshirave që mund të jenë të pa zbuluara. Por si mund ta zbulosh kur e shikon veten gjithmonë në gjendje monotone?! Jeta është shumë e bukur nuk ka mundësi të jetë kot kur ka pemë, diellin, qiellin, ngjyra, njerëz të buzëqeshur, fëmijët ëngjëj në tokë si ka mundësi të jetë jeta kot kur Zoti na ka dhënë kaq shumë për ti prekur, për ti ndierë, për ti shijuar. Dikur më dukej jeta kot sepse kisha zgjedhur ta shikoja ashtu. Kur je në atë “dhomën” që të duket jeta kot, monotone në të vërtetë je në atë “dhomën me xhama” ku arrin qartazi ta shikosh jetën e bukur përtej xhamave. Ti ndodhesh aty brenda por jasht arrin të shikosh të gjithë njerëzit që jetojnë jetën e tyre të lumtur. Por në realitet nuk është jeta e askujt perfekte por ata kanë arritur balancën që të jetojnë të lumtur në ato pak gjëra që kanë sepse i vlerësojnë, janë mirënjohës për gjithçka kanë. Ndërsa ti rri dhe i shikon nga xhami, madje mbyll dhe perden e zezë dhe thua është errësirë këtu ku jam unë, jeta është e padrejtë, monotone sepse kështu e them unë. Ti ke harruar se vetëm ti e ke në dorë ta heqësh perden dhe ta thyesh xhamin. Mënyra e vetme që ta thyesh xhamin dhe të bëhesh një me jetën, të bashkohesh me gjithë njerëzit e tjerë është vetëm me hapa të vegjël:
- Do nisësh duke shkruajtur mendimet e tua.
- Do zbulosh talentet e tua.
- Do zbulosh dëshirat dhe ëndrrat.
- Do bësh meditime dhe zbulosh se fuqia jote është pa limite.
- Do bësh aktivitet fizik dhe do shikosh që trupi yt do ndryshojë do rritet vetëbesimi, niveli i energjisë.
Kjo është jeta, ti pa e kuptuar e ke thyer xhamin dhe papritur kthen kokën pas dhe thua paskam qenë kaq e fortë, jeta është shumë e bukur kam kaq shumë gjëra të bukura që nuk e di a më del koha ti prek të gjitha.
Jeta na është dhënë pa kushte, pa limit që gjithësecili nga ne të shijojë gjithçka në këtë tokë por me kufizimet e besimit, me nivelet e të menduarit, të sjellurit që të tjerët na kanë dhënë më përpara para se të vinim në jetë na kanë bërë të besojmë se ne ndoshta nuk meritojmë çdo gjë.
Ti meriton çdo të mire në këtë jetë, gjithësecili nga ne e meriton.
Mos e gjykoni veten, mos mendoni për gabimet e të shkuarës, mos mendoni çfarë do ndodhi nesër, tani në këto momente ti e meriton çdo të mirë në këtë jetë. Nuk është jeta monotone, fillo me hapa të vegjël, besoje vërtet se meriton më të mirën dhe do shikosh sesi ngjyra e luleve, pemëve do theksohet gjithnjë e më shumë derisa do ju verbojë nga lumtura.
Nuk ka asnjë rrethanë aty jasht që të të pengojë, nuk të duhet mbështetja e askujt, i vetmi person në jetë që e ndalon veten je ti. E vemja gjë që të ndalon është vetja jote. I vetmi person përgjegjës për lumturinë tënde, për realizimin e ëndrra të tua je ti. Nuk ka justifikime. Merre jetën tënde nën kontroll duke i shkelur të gjitha rrethanat dhe vepro me hapa të vegjël për të ndryshuar plotësisht jetën tënde madje shumë më shpejt nga sa ti do e mendosh.
Nëse ky shkrim të ka ndihmuar të kuptosh më shumë si të shmangësh monotoninë në jetën e përditshme, ke zbuluar aktivitete të reja bëj like dhe dërgoja dikujt që do e ndihmonte.
Gjithashtu nëse ke nevojë që të diskutojmë një çështje të caktuar mund ta shkruash në koment tek ky shkrim ose të dërgosh një mesazh në instagram.
Me dashuri Jona.