Si të ‘shërohem’ nga ankthi?

Si të shërohem nga ankthi? Si ta luftoj këtë ‘përbindësh’ të padukshëm që po më lë pa frymë? A jam unë e sëmurë? Sa do të zgjasi kjo ndjenjë që nuk po më lë të jetoj? Këto janë pyetjet më të shpeshta që unë marr sa herë bëhet fjalë për ankthin dhe janë po këto pyetje që unë i drejtoja vetes kur vuaja nga ankthi.


Por…JO, ankthi nuk është një sëmundje dhe jo ti nuk je një i sëmurë. Ti ke thjesht një emocion; një emocion që karakterizohet nga ndjenja tensioni, nga mendime të shqetësuara të shoqëruara shpesh herë nga ndryshime fizike: si presioni i lartë i gjakut, djersitja e duarve apo shtrëngimi i nofullave. Ky është dhe përkufizimi i ankthit sipas OBSH-ës. Tashmë që e mësove se ankthi nuk është një sëmundje je në rrugën e duhur që të ‘shërohesh’ prej tij. Të mësuarit se çfarë është ankthi dhe të qenit i gatshëm të punosh me veten për të ndryshuar sjelljen, mendimet dhe stilin e jetesës janë hapat e parë që ti të ‘shërohesh’ prej ankthit.
‘Shërimi’ i ankthit është një proces që kërkon punë me veten. Nuk ekziston një ‘Formulë Magjike’ që ti të shërosh ankthin por ekzistojnë veprime te vogla të përditshme që do të nxjerrin nga vorbulla e mendimeve negative. Ekziston një rutinë e shëndetshme që do të bëj të dalësh nga ai programim.
Ankthi është një ndër sinjalet që ka ardhur momenti i ndryshimit të vetes, kështu që dëgjoje zemrën, jepi urdhër trurit dhe VEPRO.

Hapat që kam ndjekur për tu ‘shëruar’ nga ankthi


Tani dua të shkruaj hap pas hapi për hapat që unë kam ndjekur për tu ‘shëruar’ nga ankthi. Janë po këto hapa që kanë ndjekur me qindra persona që procesin e ‘shërimit’ ma besuan mua në trajnimin më efektiv që zhvillohet në Shqipëri për menaxhimin e ankthit, frikës dhe mendimeve negative.
Hapi i parë është dalja nga zona e rehatisë. Tashmë që ti e di që ankthi nuk është një sëmundje është momenti të veprosh. Çohu, kërko, studio, prano fakte të reja, prano që diçka me veten tënde nuk shkon. Mos prit të jesh gati se nuk do të jesh kurrë gati, mos prit momentin perfekt se ai nuk ekziston. Vepro në kushtet që je.
Por si mund të luftosh diçka nëse nuk e di çfarë e shkakton? Eshtë e pamundur apo jo? Atëherë ti duhet të gjesh shkaktarët që të bëjnë të përjetosh këto emocione, shkaktarët e ankthit. Një teknikë shumë efektive që unë kam përdorur dhe jam e bindur që do të ndihmoj dhe ty është kjo: Në një fletore do shënosh çdo situatë apo çdo mendim që ty të ka shkaktuar ankth gjatë ditës. Pasi të bësh këtë do kalosh në hapin e rradhës për ‘shërimin’ prej ankthit që nuk është tjetër përveç se zëvendësimi i këtyre mendimeve
negative me mendime pozitive. Një shembull i një mendimi negativ që do të shkruash mund të jetë ‘Nuk jam e aftë mjaftueshëm’ dhe këtë mendim do ta zëvëndësosh me mendimin pozitiv ‘Unë po bëj maksimumin tim në kushtet që jam’.
Përpiqu të gjesh të mirën e çdo situate, mos u demoralizo, mëso të justifikosh njerëz apo veprime dhe krijo një plan sesi do përballesh me një shkaktar ankthi.
Mos ki frikë nga e ardhmja. Në mendje mos krijo skenare negative për situata që akoma nuk kanë ndodhur dhe ndoshta nuk do ndodhin kurrë. Mos gjyko veprimet e të tjerëve, mos u shqetëso për opinionin e të tjerëve por drejto fokusin te vetja.


Çfarë do të thotë të drejtosh fokusin te vetja?

Do të thotë ti vendosësh vetes një qëllim për të ardhmen apo një ëndërr që do të të bëj të luftosh dhe në ditët që e ke humbur shpresën. Nuk është nevoja të jetë një ëndërr madhore sepse dikush mund të ketë ëndërr të zgjohet në mëngjes pa ankth ndërsa dikush tjetër të krijoj një biznes të sukseshëm. Si fillim mjafton thjesht të kesh një qëllim sado te vogël.

Zhvendosja e fokusit te vetja ndodh nëpërmjet:

  • Mendimit pozitiv.
  • Zakoneve të përditshme.
  • Regjimit ushqimor.
  • Aktivitetit fizik.
  • Frymëmarrjes.
  • Ëndrrave.


Ankthi është një emocion, është një energji në lëvizje. Nëse trupi nuk lëviz ajo energji akumulohet dhe avash avash të shkakton ankth, atak paniku, simptoma fizike.


Hapat konkret që të ndihmojnë ‘të shkarkosh’ këtë energji dhe të mos përjetosh ankth janë:

  • Një aktivitet minimal 10 minuta në ditë. ( ushtrime fizike, ecje në natyrë)
  • Ushqyerja e mirë është shumë e rëndësishme për organizmin tonë, mirëqënien mendore dhe fizike. Qëndro sa më larg ushqimeve të procesuara, konsumo sa më shumë fruta dhe perime.
  • Përpiqu të eleminosh produktet shtatzore dhe do të shikosh që do të ndihesh më mirë.
  • Konsumo sa më shumë ujë, minimumi 8 gota uji në ditë.
  • Puno me frymëmarrjen është vërtetë e rëndësishme. Ka shumë praktika të frymëmarrjes por ajo që më ka ndihmuar më së shumti është frymëmarrja 4 sekonda. Merr frymë thellë me hundë 4 sekonda, qëndro 4 sekonda, nxirre frymën 4 sekonda dhe qëndro përsëri 4 sekonda. Kjo lloj frymëmarrje aktivizon nervin vagus, të jep ndjesinë e qetësisë dhe relaksit.
  • Mendo pozitivisht. Refuzo të besosh te mendimi negativ, te ajo ndjenja që të është rrënjosur që në fëmijëri.
  • Ushtro praktikën e vëzhgimit.
  • Vëzhgo mendimet e tua dhe thuaj stop mendimeve të këqija.
    Pasi ti kesh bërë të gjitha këto: pra vendosjen e qëllimit, ndryshimin e zakoneve , praktikën e mendimit pozitiv dhe vëzhgimin e vetes do të shikosh sesi do të ndryshoj energjia jote dhe do të dalësh nga ai programim.


Dua të të kujtoj të tregohesh këmbëngulës. Të menaxhosh gjendjen e ankthit është një proces që zgjat dhe që bazohet në veprime të vogla të përditshme. Besoji këtij procesi. Ndiqe zemrën, nuk je rastësisht këtu duke lexuar këtë artikull. Momenti për të ndryshuar është tani.


Për ta mbyllur dua të të them atë çfarë i thashë vetes për tu ‘shëruar’ nga ankthi.
“Kur Zoti më krijoi, më krijoi me gjithçka që është e nevojshme për të jetuar një jetë të lumtur dhe të sukseshme. Kush jam unë mos të besoj te vetja kur Zoti besoj te unë!”

Nëse ke nevojë që të menaxhosh gjendjen e ankthit mos hezito të kontaktosh në WhatsApp në numrin +355683817117 dhe dikush nga ‘SKUADRA E JONA AKADEMI’ do të të përgjigjet.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *