Për çfarëdolloj dëshire që mund të kesh në jetën tënde qoftë një vend pune, një person, një biznes, një fëmijë manifestimi ndodh kur ti arrin dhe e jeton në realitet ëndrrën apo vizionin që ti ke. Fillimisht është diçka në imagjinatë dhe më pas kthehet në realitet si diçka e prekshme. Një shembull të thjeshtë në lidhje me manifestimin mund të përdorim celularin: Në fillim ne e kemi në mendje dhe e shikojmë veten duke folur, duke bërë një live në Instagram dhe arrijmë e manifestojmë kur e kemi në dorë fizikisht celularin. Kam provuar shumë mënyra dhe metoda në lidhje me manifestimin por të jem e sinqertë për mua nuk kanë funksionuar. Mënyra më e thjeshtë që unë kam përdorur, kam eksperimentuar më së miri është kjo: Kur ne manifestimin e ndajmë në dy faza:
Faza 1: Imagjinata/Vizualizimi/ E paprekshmja/ Energjia.
Kjo është faza e parë kur ti ende nuk e shikon fizikisht, nuk e prek dot, nuk e vërteton që e ke në jetën tënde. Por arrin ta shikosh me sytë mbyllur që e ke, e imagjinon, e vizualizon dhe e fut veten në atë lloj energjie. Arrin të ecësh paralelisht me dëshirën në të njëjtën “shinë” me të duke e vizualizuar. Ti e imagjinon atë që do të ndodhi dhe kjo fazë zakonisht zgjat 59 sekonda-1 minutë (maksimumi 2 minuta po jo më shumë sepse fillojnë programimet dhe truri ta ndërpret imagjinatën). Duhet të zgjasë vetëm një minutë sepse brenda një minute ti ke kohë ta komandosh programimin, kur mbyll sytë dhe fokusohesh tek dëshira e madhe që ke mundesh të kontrollosh gjithçka duke i dhënë ti drejtim timonit dhe pas një minute fillon sërishtë programimi. Fazën e parë të manifestimit “imagjinata” unë e cilësoj si faza e të çmendurit, sepse duhet të jesh i çmendur mjaftueshëm që të shikosh përtej rrethanave.
Një shembull i thjeshtë si të zhvillosh imagjinatën përmes vizualizimit për një vend pune: ”do mbyllësh sytë dhe do shikosh veten që zgjohesh në mëngjes, vishesh, bëhesh gati dhe shkon për tek puna, ulesh tek vendi yt i punës, kryen detyrat e tua dhe merr kënaqësi nga puna që bën”pra këtë gjë e imagjinon dhe e shikon me sytë mbyllur.
Para se të kalojmë tek faza e dytë: “A e dini pse shumica tërhiqen dhe nuk arrijnë të manifestojnë?!” Sepse mendojnë që vetëm ta vizualizosh, ta krijosh në mendje dhe kaq mjafton që dëshira të arrij të manifestohet në realitet. Por nuk ndodh kështu, midis imagjinatës dhe momentit që unë e prek, e ndiej, e kam fizikisht atë dëshirë ekziston “një urë e vogël” e cila ka disa hapa të vegjël. Këto hapa janë mangësitë që ti ke, kushtet që duhen plotësuar në mënyrë të njëpasnjëshme që ti të arrish ta prekësh fizikisht dëshirën tënde. Nëse ti dëshiron që të kesh një vend pune, do vizualizosh veten tek vendi i punës por do evidentosh dhe cilat janë mangësitë apo hapat që duhet të ndjekësh që ta arrish ta kesh atë punë. Disa nga hapat që të plotësosh urën mund të jenë: “do ndërtosh një CV, do e dërgosh, do shkosh tek intervista e punës, do bësh trajnime…”.
Faza e 2 : Duhet të veprosh fizikisht.
Edhe në momentet kur nuk e ndien, kur humb shpresën, kur ske motivim apo edhe në momentet që të kundështojnë të gjithë duhet të jesh gati për të vepruar fizikisht. Kjo është faza më e vështirë, prandaj shumica thonë kam një ëndërr, kam vizualizuar por nuk më ecën mua, nuk më realizohet. Ti ke në dorë të pyesësh veten pse nuk më ecën mua? Të jesh në gjendje të evidentosh mangësitë që duhet të rregullosh për ta pasur atë që vizualizon. Kam kuptuar diçka në lidhje me pjesën e imagjinatës që nëse ti e vizualizon dhe e mban mendjen gjithë kohën aty nuk ndodh. Do e vizualizosh dhe do kesh aq shumë besim tek vetja, tek procesi, tek Universi, tek Zoti, tek energjia, aq shumë besim sa do e ndash mendjen që do vijë. Kur manifestojmë do e bëjmë njëlloj sikur shkojmë bëjmë një porosi në një restorant dhe kur ti thua dëshiroj spaghetti kamarieri nuk të sjell rizoto, spageti do të të sjellë. Edhe kur e manifeston dua një vend pune, Universi do të sjelli vendin e punës, nuk të sjell diçka tjetër por atë që kërkon atë do marrësh. Universi të jep aq sa ti kërkon. Në momentin që unë shkoj në restorant dhe porosis ushqimin rrallë ndodh që mos të vijë apo ta ngatërrojnë porosinë, kur të harrojnë porosinë ti iua rikujton dhe në fund të sjellin diçka ekstra. Edhe nëse Universi do të ta vonojë porosinë do të të japi diçka ekstra shumë më të madhe. Prandaj harrojeni, mos mendoni që jeta ime varet nga kjo, mos mendo që unë nuk jetoj dot e lumtur pa këtë gjë, unë dua me patjetër të më realizohet kjo. Kur e vizualizon në mendje duhet me shpirt ta besosh që do ndodhi. Kjo është e vetmja mënyrë që të manifestojmë dëshirat që ne kemi. Universi krijon rrethana që funksionojnë në të mirën tonë dhe sigurisht kjo gjë do vijë tek ne. Por duhet të jemi shumë të sinqertë me veten tek ajo ura që lidh imagjinatën me botën fizike, të paprekshmen më të prekshmen sepse kërkon shumë sinqeritet me veten. Gjithmonë duhet të pranojmë mangësitë që kemi dhe të përmirësojmë vazhdimisht veten. Unë jam e lumtur me gjithçka që kam e di që ka shumë më shumë aty jashtë por ska problem unë jam e lumtur edhe me këto që kam. Sigurisht që do kërkoj më mirë sepse jam njeri që kam ambicie, jam njeri që shijoj procesin kur e arrij diçka të re. Dua të kërkoj më të mirën nga vetja, nga bota, nga jeta por prap di të them jam mjaftueshëm e lumtur me këto që kam. Vizualizojmë gjëra të mëdhaja, lëvizim fizikisht, i besojmë por i harrojmë. Nuk duhet që sapo hapim sytë në mëngjes të mendojmë: “A më ka ardhur ajo që vizualizova mbrëmë?” Jo nuk më ka ardhur. Do fle gjumë, do rri do pres deri në mbrëmje nëse më vjen gjatë ditës. Jo nuk duhet të rrimë dhe ta mbajmë mendjen gjithë kohës aty por duhet të punojmë vazhdimisht me veten, të veprojmë me hapa të vegjël për ta marrë atë që me shpirt e dëshirojmë.
Vizualizoje me mendje, besoje me zemër dhe vepro fizikisht.
Nëse ky shkrim të ka ndihmuar të kuptosh më shumë rreth vizualizimit, manifestimit të dëshirave bëj like dhe dërgoja dikujt që do e ndihmonte.
Gjithashtu nëse ke nevojë që të diskutojmë një çështje të caktuar mund ta shkruash në koment tek ky shkrim ose të dërgosh një mesazh në instagram.