Si fillim duhet të kuptojmë se çfarë është motivimi,motivimi është ajo ndjesia e gatishmërisë për të vepruar kur të vjen një ide apo kur duhet të bësh diçka që e ke programuar.Ne e dimë që jo gjithmonë e përjetojmë këtë ndjesi,jo gjithmonë jemi të motivuar për të vepruar.Kur përpiqesh të përqafosh një rutinë të re apo një zakon të ri herët e para je shumë e motivuar ,pasi kanë kaluar disa ditë gradualisht motivimi vjen duke u zvogëluar.Pra ne nuk jemi gjithmonë të motivuar për të vepruar në jetë por kjo nuk do të thotë që do i lëmë gjërat përgjysëm.Po ju përmënd disa mënyra që mua më kanë ndihmuar ti çoj deri në fund gjërat edhe kur nuk isha e motivuar.
Është shumë e rëndësishme arsyeja pse po e bën,përshembull nëse dëshiron të bësh aktivitet fizik dhe të humbasësh apo të shtosh peshë cila është arsyeja që po e bën.Arsyeja duhet të jetë diçka e madhe,diçka që kur të vij mëngjesi të çohesh menjëherë dhe të veprosh.Dëshiron të jesh e lumtur kur ta shikosh veten para pasqyrës,ose i ke premtuar vetes që do heqësh dhjetë kilogram etj.Mora shembullin e mbipeshës dhe nën peshes pasi mijëra persona më drejtohen lidhur me këtë çështje.Do marr shembullin e dikujt që është papunë, në fillim është i vendosur dhe i motivuar për të gjetur një punë,ndërton një cv dhe fillon aplikimet,mbas ca ditësh i bie motivimi dhe e mendon të heq dorë,nëse arsyeja është e fortë si përshembull: nëse gjej punë do kem pavaresinë financiare,do kem mundësi t’ju bëj dhuarata familjes time,do kem mundësi të ndihmoj ata që janë në nevojë,do kem mundësi të ushqej kafshët e rrugës që janë të pastreha.Pra nëse arsyeja është diçka që do lumturojë të tjerët dhe dikush ‘pret’ nga ty ne e detyrojmë veten dhe e çojme deri në fund diçka.
Motivimi në hapat e para është shumë i lartë por me kalimin e kohës ulet derisa ka ditë që nuk kemi aspak motivim.Në këto ditë pa motivim mua më ka ndihmuar ti rikujtoja vetes arsyen pse po e bëja,dua të punoj fort në mënyrë që të ndihmoj njerëzit dhe kafshët në nevojë.Dhe menjëherë çohesha dhe mbaroja punën që kisha nisur.Kur ti vepron edhe kur nuk je i/e motivuar tendenca është që motivimi të rritet.Sipas studimeve shkencore që janë bërë në Shkollën e Biznesit në Harvard, nëse i premtojmë vetes që do veprojmë vetëm 5 minuta dhe pastaj do e lëmë,në 75% të rasteve ndodh që vazhdon për më shumë se kaq.Do i thuash vetes: e di që nuk e ndiej por do bëj aplikime për punë vetëm 5 minuta dhe do e lë,do bëj aktivitet fizik vetëm 5 minuta dhe do e lë,do punoj me biznesin tim vetëm 5 minuta dhe do e lë.Pra kjo të ndihmon të qëndrosh i motivuar,në fillim e detyron veten të veprosh pastaj të është rikthyer motivimi dhe e vazhdon më shumë se kaq ose e çon deri në fund.Në lidhje me motivimin mund të përdorim dhe rregullin 5 sekonda që e kemi përmendur te kapitujt e mëparshëm,kjo është metodë e vërtetuar shkencërisht dhe e sjell fokusin te lobi frontal dhe ne jemi të vetëdijshëm tani në moment.Ka ditë që ne nuk kemi motivim apo dëshirë për të vepruar dhe për të bërë atë që ne e dimë që është për të mirën tonë, dhe është normale që në këto ditë të marrim kohë për veten,mos ta gjykojmë veten dhe ti japim kohë disa minuta apo orë,por është shumë e rëndësishme që mos të na bëhet zakon,nëse ditën tjetër ti do përsëri të rrish pa bërë asgjë mos ja lejo vetes,kujto arsyen,54321 dhe futju punës.Mos u bazo te motivimi apo te ndjesia që je gati,bazohu te disiplina dhe përdor këto metodat që unë përmenda më sipër.
*Pjesë nga libri ‘Transformo jetën tënde’