Sa më shumë t‘i bëjmë vetes këto pyetje: “Nuk jam e lumtur, çfarë po ndodh me mua? Çfarë nuk shkon me mua? Pse nuk po e gjej dot lumturinë?” aq më shumë e bindim veten se diçka nuk shkon me ne, por kjo nuk është e vërteta, jeta nuk funksionon në këtë mënyrë. Nëse ti në këtë moment, tani fizikisht në këtë botë, në këtë realitet me trupin, me shpirtin, me mendjen tënde analizon dhe vlerëson ato që ke, nuk ke kohë për t‘i bërë vetes pyetjen PSE. Kur ti ndjen mirënjohje për gjërat që ke, kur ndjen dashuri për veten, për njerëzit, kur ndjen mirënjohje që je gjallë, nuk të del koha të gjykosh veten dhe të gjykosh mangësitë e jetës. Fundja në jetë nuk kemi mangësi, në jetë dhe gjërat që kemi janë për shkak se kemi bërë disa hapa dje dhe kemi arritur të kemi disa gjëra sot. Nëse do që të kesh më shumë vepro më shumë, nëse do që të kesh gjëra të tjera puno me veten. Nëse fokusohesh te mangësia dhe ato gjëra që ti gjykon se të mungojnë, kjo nuk do të të bëjë më të lumtur, këtë duhet ta arrish ta kuptosh. Ne njerëzit nuk jemi të aftë që në të njëjtën kohë të ankohemi dhe të jemi mirënjohës, ne mund të bëjmë vetëm një nga këto, prandaj të zgjedhim mirënjohjen, sepse mirënjohja e ushqen lumturinë. Truri ynë, mendimet të cilat i përpunon çdo ditë, 95% prej tyre i ka përpunuar edhe dje. Truri është kompjuter, programim i thjeshtë për të gjitha informacionet që janë mbledhur gjatë jetës: çfarë kemi parë gjatë fëmijërisë, çfarë na kanë thënë njerëzit e tjerë, çfarë kemi parë fundja në lajme, çfarë kemi parë në rrjetet sociale, çfarë kemi lexuar në libra, në gazeta, në revista, çfarë bisedash kemi bërë në jetë. Te ky kompjuter janë regjistruar gjithashtu të gjitha bindjet, rregullat dhe normat e shoqërisë, qofshin këta prindërit apo njerëzit që kanë kontribuuar në rritjen tonë. Të gjitha këto janë programime, ky është truri ynë. Truri nuk di si ta parashikojë të ardhmen, nuk di si të na bëjë të lumtur dhe 95% e mendimeve janë të njëjtat, ato që ishin dje janë dhe sot, me shumë mundësi do të jenë dhe nesër. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë fakt dhe tani që ti je i informuar duke e lexuar te ky libër, nëse të vjen mendimi se nuk je i lumtur, ky është thjesht programimi dhe nuk është e vërtetë. Ti je i lumtur por është “kompjuteri që ti ke në kokë” që po ta thotë këtë gjë, por kompjuteri fundja është kompjuter nuk ka ndjenja. Ndodh ndonjëherë që në një situatë të caktuar ti e sheh veten duke menduar për të ardhmen e supozuar: të emigroj në një shtet të caktuar, të aplikoj për këtë punë, të filloj shkollën, të njihem me këtë person. Thjesht ti e analizon me mendje këtë gjë dhe në të vërtetë në pjesën e stomakut ke një ndjesi si një shtrëngim, si ngushtim që mblidhesh, gërryhesh ose ndjesinë e zgjerimit që nuk mbushesh dot me frymë. Pse ndodh kjo? Ndodh sepse intuita e di që ai person nuk do të të bëjë të lumtur, ai shtet nuk do të të japë lumturi, shpirti e di shumë mirë rrugën e tij në jetë, por duhet të jemi mjaftueshëm të aftë për të dalluar sinjalet e trupit dhe intuitës. Që të lidhesh me intuitën duhet të jesh i qetë, duhet të dëgjosh ndjesitë e tua, duhet të vëzhgosh mendimet e tua, sepse intuita vjen në formën e mendimit dhe disa herë të jep mesazhe në formën e sinjaleve në trup.Nëse ti fokusohesh tani te momenti, pyetjen “Pse nuk jam i lumtur?” ke për ta zëvendësuar me pohimin “Unë jam gjallë, po marr frymë, jam i shëndetshëm, njerëzit që dua janë mirë, është ditë e bukur me diell,fundja punë e madhe edhe nëse nuk ka diell, rëndësi ka që unë jam gjallë”. Ne harrojmë që do të vdesim një ditë dhe e marrim gjithçka të mirëqenë, duke mos e vlerësuar aspak gjithë sa kemi. Kapemi me njerëzit, me vjehrrën, vjehrrin, kunatin, kunatën, shefin, shefen, burrin, gruan, fëmijët, kapemi më njerëzit dhe shprehemi: nuk e duroj dot këtë person, nuk e duroj dot këtë apo atë, duke harruar që jemi të vdekshëm, si ne si ai personi që ti nuk e duron dot. Nëse e vlerësojmë pak më shumë jetën, nëse i vlerësojmë pak më shumë gjërat e vogla, nuk ngelet asnjë hapësirë për t’i bërë vetes pyetjen “Pse jeta ime është bosh?!” Jeta jote është plot gjëra që të mbushin zemrën, nuk janë gjëra materiale ato që vërtetë kanë rëndësi, është mendësia, mënyra se si ti i mendon gjërat, mënyra se si ti e shikon jetën ajo që ka peshë dhe rëndësi. Gjithmonë duhet ta trajnojmë veten që të shohim të bukurën edhe aty ku mendja na thotë që nuk ekziston, sepse në të vërtetë duhet ta ndiejmë me zemër; e bukura shihet me sytë e zemrës.
Pjesë nga libri “NË KËRKIM TË LUMTURISË“…
Nëse tani që po lexon këtë artikull, të kujtohen të gjitha herët që dhe ti e ke pyetur veten se pse nuk je i lumtur, nëse kërkon ku të ‘kapesh’ për pak grimca lumturie, nëse do të rigjesh besimin e humbur tek vetja, mjafton të lexosh këtë libër që është vlerësuar nga lexuesit si ‘MANUALI I LUMTURISË’.
Përmes këtij libri do arrish të mësosh se çfarë është në të vërtetë lumturia dhe si të jesh më i lumtur në jetë, do të mësosh të pranosh dhe ta duash veten ashtu siç je, dhe do të arrish të rrisësh besimin që ke te vetja jote!
Për të porositur kliko linkun https://jonacademy.com/product/ne-kerkim-te-lumturise/ ose kontakto në WhatsApp në numrin +355683817117. Dikush nga ‘SKUADRA E JONA AKADEMI’ do të të përgjigjet.
-
SI TË MOS NDIKOHEMI NGA MENDIMI I TË TJERËVE
Mos lejo askënd të të bëjë të besoshqë ti nuk mundesh! Fuqia jote nuk ka kufij…Fatjona Cici Ne, njerëzit, kemi nevojë të flasim, të komunikojmë dhe të ndërveprojmë me njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë të ndajmë lumturinë apo zhgënjimet dhe ndihemi më mirë pasi kemi komunikuar me njerëzit e afërm. Çdo njeri e koncepton jetën sipas…
-
A mundet një dietë me bazë bimore të ndihmojë në reduktimin e simptomave të ankthit?
A mundet një dietë me bazë bimore të ndihmojë në reduktimin e simptomave të ankthit? Shumë shpesh njerëzit më pyesin nëse vërtetë konsumimi i ushqimeve me bazë bimore ishte një ndër faktorët që më ndihmoi të kapërceja ankthin? Përgjigjia është PO! Ka gjithashtu shumë studime shkencore që kanë vërtetuar se një dietë e pasur me…
-
Pse nuk arrij të ndiej lumturi?
Sa më shumë t‘i bëjmë vetes këto pyetje: “Nuk jam e lumtur, çfarë po ndodh me mua? Çfarë nuk shkon me mua? Pse nuk po e gjej dot lumturinë?” aq më shumë e bindim veten se diçka nuk shkon me ne, por kjo nuk është e vërteta, jeta nuk funksionon në këtë mënyrë. Nëse ti…
-
Vizualizimi
Ne njerëzit kemi pajisjen më të sofistikuar dhe më të avancuar në planetin ku jetojmë, trurin tonë. Me mendje ti sëmur dhe me mendje ti shëron, me mendje është shpikur telefoni, kompjuteri, pajisjet mjekësore, avioni dhe gjithçka tjetër që ti përdor. Truri i njeriut ka aftësinë të mbajë mend të shkuarën, të përjetojë të tashmen…
-
SI TË MENDOJ POZITIVISHT?
Kur ti ke për qëllim të mendosh pozitivisht dhe synon ta kthesh mendjen tënde pozitive, duhet të marrësh parasysh faktin që do të të duhet të bësh shumë ndryshime në jetën tënde. Një nga këto ndryshime është që të jesh vëzhgues i vetes. Shumica e njerëzve e kanë fokusin nga jashtë brenda, shikojnë se çfarë…
-
Çfarë është lumturia?!
Që t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje është shumë e vështirë. Ne gjatë gjithë jetës jemi në kërkim të lumturisë, në kërkim të asaj çka do të na japë ndjesinë e lumturisë, në kërkim të personit i cili do të na bëjë të përjetojmë ndjesinë e lumturisë, në kërkim të një vendi ku do të ndihemi të…