Ndjesitë e frikës dhe të fajit janë shumë të zakonshme për ne njerëzit kur përjetojmë momente lumturie sepse shumë prej nesh kanë bindjen që kur jemi të lumtur diçka e keqe do ndodhi, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Lumturia është një vendim që ne e marrim, nuk është një gjendje që ndodh rastësisht apo nuk është aty jashtë dhe do vijë tek ne kur rrimë dhe presim për të. Lumtura është kur në të gjitha aspektet e jetës tënde gjërat janë duke ecuar ashtu sikur ti dëshiron dhe njëkohësisht ti ndien paqe me veten. Nëse rrimë dhe presim të jemi të lumtur nuk do jemi kurrë të lumtur, nuk do arrijmë kurrë atë gjendjen që na jep plotësimin në shpirt. Lumturia në të vërtetë është një vendim që ne e marrim, pra unë vendos që të jem i/e lumtur, dhe për të qenë i/e lumtur me duhet të bëj këto hapa, i ndërmarr këto hapa sepse kur të arrij ti përmbush do ndiej lumturi. Ky vendim është i vështirë për shumë njerëz që kanë dalë nga gjendja e ankthit, depresionit, që janë ndrydhur në vetvete sepse këta persona e kanë më të vështirë të jenë të lumtur sërisht.
Jemi rritur me bindje si:”mos qesh shumë se do të dali e qarë, nëse je e lumtur diçka e keqe do ndodhi me patjetër”, por nuk është domosdoshmërisht e thënë se nëse ti tani ndien lumturi më vonë do ndodhi diçka e keqe. Çdo gjë ka të bëjë me prespektivën dhe këndvështrimin tonë, nëse ti je i/e lumtur dhe pret që patjetër të ndodhi diçka e keqe, ti thjesht ia konfirmon vetes këtë fakt. Nëse ti ke ndienja faji gjatë momenteve kur ndien lumturi kjo do të thotë që bindja jote që të tjerët ta kanë ngulitur shumë mirë“ mos qesh shumë” është bërë pjesë e jotja e regjistruar tek pjesa automatike e trurit dhe automatikisht ndodh që sa herë ndien lumturi ti fillon dhe ndien ndienja faji. Nuk është asnjë gjë nga këto e vërtetë. Kur je i/e lumtur, mendimi i parë që vjen të thotë “ tani do ndodhi diçka e keqe” por ti do thuash në heshtje ose dhe me zë “NUK ËSHTË E VERTETË”. Ngadalë-ngadalë i bie fuqia mendimit sepse ti thua diçka të kundërt dhe në momentin që ti e çon zërin në kokën tënde krijon një bindje të re, i paraqet trurit një bindje/besim të ri të cilin duke e besuar çdo ditë dhe më shumë e regjistron tek pjesa automatike.
Binde veten se e meriton të jesh i/e lumtur, kemi ardhur në këtë tokë për të përjetuar lumturi asgjë tjetër. E di jam realiste që kur dikush largohet nga jeta nuk të jep lumturi, kur humbet vendin e punës nuk të jep lumturi, kur ndahesh nga personi që ke në krah nuk të jep lumturi, as kur ke fëmijën sëmurë, as kur shikon se po plakesh. Por kur ti zgjedh ta shikosh që kjo është jeta dhe për rrethanat, kushtet që janë do përpiqesh të mbledhësh grimca lumturie kudo, do mundohesh të lumturosh veten tënde sepse qëllimi yt parësor duhet të jetë që të përjetosh sa më shumë çaste të gëzuara, momente lumturie. E di që ne njerëzit nuk përjetojmë vetëm ngjitje, suksese, nuk ecim vetëm lartë por ndodh që ndonjëherë të ngadalësojmë ritmin, të zbresim poshtë funksionon pikërisht si rrahjet e zemrës me valëzim. Kjo sepse nuk ka kuptim të jenë vetëm drejtë, vetëm poshtë apo vetëm lartë dhe ty të duhet të shijosh momentin kur je lart dhe të mos e fajësosh veten kur je poshtë. Gjërat që ne kemi në dorë janë të zgjedhim të jemi të lumtur ndërsa pjesa tjetër që ka të bëjë me njerëz të tjerë, largime nga jeta, ndarje, humbje ne nuk i kemi në dorë.
Kur ndien faj gjatë momenteve të lumturisë kujtoja vetes që NUK ËSHTË E VËRTETË. Kujtoja vetës që je këtu për të qenë i/e lumtur dhe nuk ke pse ndihesh në faj. Kur je i/e lumtur dhe ke frikë se po zgjatë shumë momenti i lumturisë kujtoji vetes që ajo gjëja e keqe do ndodhi edhe nëse do ndiesh lumturi edhe nëse nuk do ndiesh lumturi, por ndoshta nuk do ndodhi kurrë. Janë gjëra që nuk i kemi në dorë mund të ndodhi nesër, pasnesër por ajo që ke në dorë është momenti dhe të duhet vetëm ta shijosh nuk ke pse e analizon fare. Lumturinë ndonjëherë e quajmë si një gjendje të caktuar ku ti shkon aty dhe thua: “tani arrita jam e lumtur” por kjo nuk është e vërtetë sepse lumturinë mund ta përjetojmë në çdo sekondë. Lumturia është thjeshtë emocione, ndjesi të mira, kur ti vlerëson ato që ke, je mirënjohës që je gjallë, kur fokusohesh më shumë tek gjendja e energjisë, emocioneve dhe jo tek gjendja e gjërave të prekshme materiale. Kjo sepse gjërat e prekshme materiale të japin lumturi false, e ndien në moment dhe mbaron shumë shpejt ndërsa kur bazohemi tek ndjesitë, tek gjërat që ne kemi kjo lumturi mbetet për një kohë shumë më të gjatë. Është mirë të gëzohemi dhe për gjërat materiale janë normale por kujtohu të kthehesh në zemër tek ato gjëra që nuk i prekim dot por që të japin kënaqësi të madhe, sidomos kur thua e kam zemrën plot sepse pikërisht në në ato momente je në paqe me veten. Ajo që ne kemi në dorë është tani e tashmja dhe nëse në të tashmen ti arrin të jesh i/e lumtur, je me fat se ka njerëz që nuk dinë si të jenë të lumtur por mos e lësho atë moment, kape mbaje fort dhe zgjate sa me shumë dhe mëso si ta arrish ta përjetosh sa më shpesh. Përqëndrohu tek gjërat bazike, përqëndrohu tek gjërat qe janë të rëndësishme dhe nisin nga ty sepse lumturia nis nga ne. Nëse do presim të jemi të lumtur nga gjërat aty jashtë me botën, ligjet, marëdhëniet asnjëherë nuk do jemi të lumtur. Kjo për faktin se asnjëherë nuk do biem dakort me gjërat aty jashtë por duket të bazohemi të biem dakort vetëm më veten tonë. Nëse duam vërtetë të ndryshojmë botën kjo është mënyra funksionale duke ndryshuar veten tonë fillimisht, nuk po e them teorikisht por të provuar nën lëkurën time.
Dil i/e vërtetë ashtu si je, shijoje momentin, ndaje mendimin tënd, ndaji ndjesitë e tua me të tjerët sepse jemi krijesa dinjitoze nuk kemi ardhur këtu për të vuajtur.
Nëse ky shkrim të ka ndihmuar të qartësohesh se lumturia duhet përjetuar pa pasur frikë dhe shijuar në maksimum bëj like dhe dërgoja dikujt që do e ndihmonte.
Gjithashtu nëse ke nevojë që të diskutojmë një çështje të caktuar mund ta shkruash në koment tek ky shkrim ose të dërgosh një mesazh në instagram.
Me dashuri Jona.