Vitaminat luajnë një rol mjaft thelbësor në mirëfunksionimin e shëndetit tonë. Kujdesi ndaj shëndetit është gjëja më e rëndësishme dhe fokusi kryesor i secilit prej nesh. Një ndër mënyrat se si mund të ndihmojmë trupin të qëndrojë sa më i shëndetshëm është përmes vitaminave që konsumojmë sepse ndihmojnë në mirëfunksionimin e sistemit imunitar. Në këtë artikull do lexoni një bisedë informuese me nutricionisten Ardiana Berisha Hoxha rreth suplementeve dhe vitaminave që ne duhet të konsumojmë.
Në ditët e sotme është e rëndësishme të ushqehemi shëndetshëm sepse ushqimi është furnizuesi kryesorë i trupit tonë. Por duke parë kultivimet e produkteve shtazore apo bimore nuk jemi të sigurt nëse i ofrojnë të gjitha lëndët ushqyese që trupit i duhen që të funksionojë dhe ta përballojë jetësën e kësaj bote industriale që jemi aktualisht. Ne kërkojmë të jemi sportiv, të shëndetshëm, jetëgjatë dhe të fortë pra kërkesat i kemi të larta dhe ushqimet që na ofron industria ushqimore nuk i kanë të gjitha lëndët ushqyese. Nëse krahasojmë ushqimet e para 20 viteve me ushqimet e sotme nuk janë të njëjta qoftë në përmbajtjen e pesticideve, qoftë në përmbajtjen e ushqimit shtazor që sot nuk është i sigurt nëse i ka të gjitha vlerat. Rolin që kanë vitaminat në trupin tonë do e ilustroj me një shembull shumë të thjeshtë :” Imagjino një shtëpi ku karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat janë tullat e betonit dhe metalet. Që shtëpia të jetë e banueshme i duhet rryma elektrike, paisjet, mobiljet pra vitaminat dhe mineralet janë elementët shtesë shumë jetik për të bërë trupin të banueshëm.”
Cilat janë suplementet dhe vitaminat që ne duhen të konsumojmë?
1. Omega-3
Paketa bazë fillon me Omega-3 duke pasur një rol shumë të rëndësishëm për organizmin tonë. Për faktin se nuk mundemi të mendojmë pa Omega-3 sepse ajo është ushqim i trurit dhe qeliza jonë e ka mbështjellëse të yndyrës. Në momentin kur neve na mungon kjo yndyra e mirë atëherë nuk do funksionojë as metabolizmi i qelizës. Omega-3 është antiinflamator, antibakterier sidomos tani në kohë virozash ku jemi më të paraprirë të infektohemi dhe e kemi të nevojshme të marrim një mbrojtës për qelizën tonë, sistemin imunitarë, antioksidantë që të na e rigjenerojë qelizën. Omega-3 duhet jo vetëm në verë, jo vetëm në dimër por të suplementohet çdo ditë. Në ushqim e gjejmë tek peshku por ne nuk konsumojmë çdo ditë peshk. Edhe nëse konsumojmë çdo ditë nuk është e shëndetshme sepse do e kemi rrezikun tek materialet e rënda që përmban peshku. Omega 3 duhet të jetë shumë cilësore, duhet të shikojmë me kujdes ku është prodhuar dhe cili është burimi i saj. Personat që janë vegan mund ta marrin nga algat ndërsa të tjerët nga vajrat e peshkut.
2. Vitamina D
Në 10 vitet e fundit ka studime të panumërta që kanë vërtetuar se ekziston një defiçit i lartë i vitaminës D. Kjo mungesë e vitaminës D mund të vijë nga pozita gjeografike e vendodhjes ku mund të jetosh por jo vetëm ky shkaktarë. Ka raste që dhe në vendet me diell si në Shqipëri apo Kosovë shumë individë rezultojnë me dificit të vitaminës D. Për çdo individ këshillohet që nga muaji tetor deri në mars të qëndrojë 15 minuta në diell sepse vitamina D duhet të përthihet nga dielli dhe trupi e prodhon vetë dhe ruhet në trup. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme sepse ka ndikim në gjendjen mendore, fizike, hormonale dhe psikologjike pra nëse kemi vitaminën D mungesë preken të katërta këto gjendje.
Konkretisht periudhën që kisha ankth, depresion, humbje të ekuilibrit, Kisha shumë dobësi të trupit dhe kur kam bërë analizën e gjakut për vitaminën D3 më ka dalë 8 nga norma mbi 30 që duhet të ketë. Unë 2 vite e kisha në vlerën 8 dhe thoja kam ankth, çfarë kam kështu, ku në fakt arsyeja ishte mungesa e vitaminës D3. Dielli është furnizuesi kryesor i vitaminës D. Ushqimet kanë një sasi të papërfillshme, gjendet shumë pak tek kërpudhat, salmoni prandaj duhet të merret nga dielli ose të suplementohet.
Kombinimi i Vitaminës D, Vitamina K dhe Magnezi: Vitamina D nëse kombinohet me Vitaminën K, me Magnezin përthithet dhe aktivizohet më mirë dhe parandalon kalcifikimin e arterieve të gjakut.
3. Magnezi
Magnezi është një nga mineralet që duhet të merret sepse ka rol në procesin e nervave dhe muskujve. Funksioni i tij nuk është vetëm të relaksojë muskulin dhe nervin por edhe ta rigjenerojë. Gjithashtu ndikon në prodhimin e melatoninës që natën të pushojmë mirë dhe të rigjenerohemi.
Suplementet e tjera të nevojshme:
- Vitamina C : Mbron lëkurën, imunitetin dhe ndikon drejtëpërdrejtë në përthithjen e hekurit.
- Hekuri: Identifikon sa njerëzit kanë pagjakësi në trup. Nëse nuk marrim vitaminë C do pengohet përthithja e hekurit nga ushqimet në trup.
- Zelin, Zink dhe Jod: Kur janë në mungesë ndikojnë tek gjendra teroide, e cila është bërthama që i përmbledh të gjithë metabolizmet e energjisë. Sidomos nuk funksionon mirë metabolizmi i karbohidrateve dhe yndyrës nëse nuk kemi mjaftueshëm zink dhe zelin sepse janë të lidhura .
Si të identifikojmë suplementet që na duhen?
Mënyra e duhur është të bëhet një analizë gjaku, ku mund të informohesh cilat nga vitaminat të mungojnë dhe suplementon pikërisht atë që ke nevojë. Kjo për faktin se për çdo person janë në vlera individuale. Në trupin tonë duhet të parandalojmë dhe jo të kurojmë sëmundjet e mundshme që mund të na prekin dhe një ndër mënyrat janë suplementet që duhet të konsumojmë. Më mirë të investojmë tek shëndeti sesa të investojmë tek sëmundja. Me të vërtetë kushtojnë suplementet por më shumë kushton vizita dhe mjekimet që mund të të duhen pas disa kohësh nëse nuk je i ndërgjegjësuar të kujdesesh sot për shëndetin tënd.
Çfarë ndodh kur suplementet mbidozohen?
- Vitamina D, Vitamina K, Vitamina E, Vitamina A janë rrezik nëse mbidozohen sepse treten në yndyrë dhe mbeten diku të depozituara dhe mund të kenë efekte anësore.
- Vitamina C nëse e mbidozon e elimenon duke e nxjerr përmes urinës.
Kur duhet ti konsumijmë dhe a mund ti marrim të gjitha njëherësh?
- Nëse suplementojmë Zink, Jod kanë tendencën të ngacmojnë mukozën e stomakut dhe do ishte mirë ti konsumojmë pas ushqimit.
- Vitamina D, tretet në yndyrë dhe do ishte gabim nëse e marrim në mëngjes pa pasur një ambient yndyror në stomak( pak vaj ulliri, disa ullinj). Përveç kombinimit me vitaminën K dhe Magnezin i duhet ambienti yndyror të shpërbëhet në trup.
- Magnezi do jetë mirë të konsumohet gjatë mbrëmjes.
- Për çfarëdolloj suplementi që ti mund të përdorësh nëse të bën dëm, të mundon në stomak mundesh ta përshtasësh në lidhje me ushqimin.
- Nuk ka rëndësi nëse i merr të gjitha bashkë njëherësh apo jo pasi efektin e kanë të njëjtë sepse nuk ndikohen nga njëra-tjetra.
Nëse ti e shikon veten 80 vjeçe, duke bërë aktivitet fizik duhet të krijosh bazat që tani sepse nuk ka rëndësi mosha por sa do investosh tek vetja. Në jetë varet se çfarë bën priorite dhe çfarë ke prioritet. Është e rëndësishme që gjithë kohën të jesh në kërkim të gjërave të mëdhaja, të zhvillosh veten, bllokimet emocionale, biznesin, të blesh makinën apo shtëpinë e ëndrrave, të udhëtosh por nuk duhet të harrosh gjënë më të rëndësishme çfarë ke në pjatë, çfarë fut në sistemin tënd, çfarë konsumon. Edhe unë e kisha harruar, ndodhte që haja diçka të shpejtë me justifikimin të përmbush detyrat por çfarë fitoj nëse i përfundoj detyrat dhe sëmur veten. Shikoje ushqimin para se ta konsumosh, që të jesh i vetëdijshëm që perimet, frutat që unë konsumoj kanë ardhur nga pema, i ka krijuar Zoti për mua. Merr kohë të jesh i vetëdijshëm se çfarë konsumon. Dëgjo trupin tënd, nëse e ndjen se diçka nuk shkon bëje një analizë gjaku, bëje një kontroll. Nëse nuk vepron tani sa je në kohë do jesh i detyruar pas disa kohësh të lësh gjithë pasurinë tënde tek mjeku dhe të lësh jetën në dorë të mjekut, fatit. MERRE TANI NË KONTROLL SHËNDETIN TËND. Unë them luftoni për ëndrrat, janë me të vërtetë shumë të rëndësishme por jam unë e para që do marr kohë të ushqehem shëndetshëm, të fle pak gjumë, të qetësoj veten, të rri pak me veten time. Nuk kanë kuptim ëndrrat e realizuara kur ne sëmurim veten ndërkohë që përpiqemi ti realizojmë këto ëndrra.
Nëse ky shkrim të ka ndihmuar të informohesh më shumë rreth rëndësisë që kanë vitaminat në forcimin e imunitetit tonë bëj like dhe ndaje me miqtë e tu.
Gjithashtu nëse ke nevojë që të diskutojmë një çështje të caktuar mund ta shkruash në koment tek ky shkrim ose të dërgosh një mesazh në instagram.
Me dashuri Jona.