Çfarë është zgjimi shpirtëror?

Zgjimi shpirtëror do të thotë të fillosh dhe të kuptosh se çfarë është jeta, të kuptosh çfarë është më shumë se ajo që të kanë treguar të tjerët, të ngresh pyetje për ekzistencën tënde, të ngresh pyetjen:” Kush jam Unë?”.  Pra të fillosh dhe të shkosh thellë brenda vetes, ky është momenti i parë i këtij rrugëtimi që do ndërmarrësh duke nisur me pyetje në lidhje me ekzistencën tënde, qëllimin tënd në jetë. Në momentin kur njerëzit fillojnë reflektimin për veten e tyre dhe ndalojnë së ankuari kjo në vetëvete është një fillim i zgjimit shpirtëror që fillon dhe i kërkon përgjigjet brenda vetes tënde dhe nuk i kërkon më jashtë teje. Sepse realisht të gjitha përgjigjet ne i kemi brenda vetes tonë. Kemi shumë plagë brenda vetes të cilat ndoshta as nuk e dimë që ekzistojnë, sepse duam të mbrojmë veten tonë dhe truri automatikisht i fshin gjatë jetës. Duhet ta kesh parasysh që nëse për momentin je në rrethana që thua është gjithçka mirë, jam i/e lumtur me këtë që kam dhe nuk kam nevojë ti bëj pyetje vetes, nuk do të thotë që gjithçka brenda teje është e pastër. Mund të ndodhë që truri “të bëjë këto lojëra” dhe ti vazhdon në programim, megjithatë zgjimi shpirtëror është një proces që për çdo njeri vjen në kohën dhe momentin e duhur. Ndoshta fakti që ti po e lexon këtë artikull është një tregues që ky mund të jetë momenti i duhur për ty. Prandaj nëse dëshiron mund ti bësh këto pyetje vetes: Mos ndoshta ka më mirë se kaq? Mos ndoshta ka më shumë liri se sa kam për momentin? Ndaj është mirë të pyesim veten “KUSH JAM UNË? CILI ËSHTË QËLLIMI IM NË KËTË JETË?”

Si të besoj te fuqia krijuese?

Zoti ka pafund për të të dhënë. Gjithmonë duhet të përjetojmë diçka që ne njerëzit e konceptojmë si tronditëse apo të dhimbshme në mënyrë që të përjetojmë zgjimin shpirtëror. Pyetjen “ Kush jam unë?”e kam bërë që fëmijë dhe kur shikoja veten në sy para pasqyrës kisha ndjesi frike dhe nuk e shikoja dot  për shumë gjatë. Kur u rrita, gjatë adoleshencës dhe kur përjetova depresionin dhe çrregullimet e ankthit pyetjet ndaj vetes më bënë të shkundesha dhe të ndieja që kisha forcë brenda meje edhe në momentet më kritike. Pra e kuptova që brenda meje ekzistonte një forcë por përsëri e pyesja veten” Si mund ta zgjoj këtë forcë?” sepse shqetësimi dhe frika që kisha ishte nëse do vazhdoja të jetoja gjithë jetën duke u zvarritur.

Pse kam gjithmon të njëjtat mendime?

Për çdo mendim që kalon në mendjen tënde ti je në gjendje ta vëzhgosh  veten dhe të bësh diferencën nëse një mëndim të nevojitet apo nuk të nevojitet, dhe në ato raste që mendimi nuk të nevojitet  nuk ke pse reagon fare ndaj këtij mendimi. Emocionet nxiten nga mendimet dhe e anasjellta dhe në momentin kur ke një emocion që e konsideron si negativ je në vibrimin e ulët ku gjenden të gjitha mendimet negative. Janë dy pole, vibrimi i lartë me mendime pozitive dhe vibrimi i ulët ku gjenden të gjitha mendimet negative. Arsyeja që ti ke të njëjtat mendime negative çdo ditë, është  sepse je duke luajtur në të njëjtin program të vjetër. Në mënyrë të pavetëdijshme ti e zgjedh këtë program çdo ditë sepse nuk tenton të shikosh diçka pozitive dhe nuk tenton të bësh diçka ndryshe në jetën tënde pra je në një zonë të rehatshme, të njohur për ty.  Ekzistojnë  mënyra të ndryshme për të vëzhguar mendimet tona si: të marrësh “rolin e vëzhguesit”, aktiviteti fizik, të shkruash mendimet e tua pozitive dhe negative, meditimi, ta zhvillosh veten dhe të kuptosh si funksionon truri i njeriut dhe të lexosh libra në lidhje me transformimin e mendimeve( të sugjeroj librin tim “Transformo Jetën Tënde”). Dikur kur e identifikoja veten me mendimet negative si:  je e shëmtuar, nuk të do njeri, të gjithë të urrejnë, je e shëndoshë, je e paaftë, nuk je e mirë mjaftueshëm mendoja se kjo isha unë. Me kalimin e kohës punova me veten, bëja aktivitet fizik, hapa faqen në instagram  më pas nisa me meditimet kuptova që këto mendime nuk janë të vërteta por janë programime. Ky është rrugëtimi më i bukur dhe më i vështirë që një herë në jetë e  ndërmerr çdo njeri dhe Zoti do ta tregojë çdo hap përgjatë rrugës, jepi vetes kohë shijoje çdo hap dhe ki besim.

 Si të veproj kur më vijnë mendimet për ti bërë keq vetes?

Në mometin kur mendimet negative janë për ti bërë keq vetes, imagjino sikur do i flasësh asaj ndjesisë negative dhe do i thuash: “Hajde dhe më vrit”. Dhe mos bëj asnjë veprim fizikisht në këtë moment qëndro ulur ose shtrirë aty ku je dhe dorëzoju dhimbjes tënde. Në momentin që do e kuptosh se i dorëzohesh dhimbjes tënde  aty do e shikosh që faktikisht nuk ka qenë asgjë, ka qenë vetëm diçka shumë e vogël. Kur ti i dorëzohesh kësaj gjëje gjen çlirim tek vetja sepse shërimi nuk ka të bëjë me luftën me veten apo me rezistencën ndaj dhimbjes por shërimi është kur ti e ndjen dhimbjen dhe i dorëzohesh dhimbjes. Dhimbja është reale nuk e mohon askush por lejoje që të vras versionin tënd të vjetër në mënyrë që të rilindë vetja jote e re.  Ne mendojmë që mendimet që ne kemi kryesisht negative janë vetëm tonat dhe nuk i ka askush tjetër, por kur ndeshim dikë dhe ai person shpreh mendimet e tij ne habitemi se sa të ngjashme janë me mendimet tona.Madje disa nga këto mendime nuk janë tonat janë mendimet që ne i kapim kur shkojmë në një ambient me vibrim negativ. Mendimi negativ që ti mund të kesh është reflektim i gjendjes emocionale që ti ndodhesh. Në momentin kur e kupton  që nuk je vetëm ti në këtë gjendje, që ke mendime të ngjashme me dikë tjetër e pranon që nuk duhet ti besosh të gjitha mendimet që të vijnë në mendje.

Njerëzit me mendime të tilla( për ti bërë keq vetes) thonë:

  • Pse të jetoj kur njerëzit që më rrethojnë nuk më lumturojnë?
  • Puna, kolegët, personi që kam në krah nuk më japin lumturi pse të jetoj?
  • Më duket kaq e vështirë të dal nga kjo gjendje sa është më mirë të vdes tani se sa të jetoj?
  • Jeta nuk ka më kuptim për mua dhe nuk po gjej asnjë arsye që të jetoj?
  • E urrej çdo qelizë timen dhe ma shpif vetja nuk dua të jetoj?

Të gjitha këto mendime mua më kanë kaluar në mendje në atë periudhën e errët kur kam përjetuar depresion dhe çrregullime të ankthit dhe e di shumë mirë se si ndihet dikush në këto momente. Prandaj dua të të them diçka, gjithësecili nga ne në këtë jetë është unik nëse do mungonte një ngjyrë ylberi nuk do ishte i plotë, nëse do mungonte një notë muzikore nuk do shijonim dot muzikën, nëse do mungonte një nga stinët nuk do shijonim dot të ftohtin apo të nxehtin. Ti i duhesh kësaj bote, ti je unik për Zotin dhe bota ka nevojë për dhuratën tënde prandaj për sa kohë je gjallë lufto për të jetuar një jetë të lumtur dhe të suksesshme.

Në ato momentet kur ne na pushtojnë mendimet për ti dhënë fund jetës duhet ti kujtojmë vetes të paktën një herë në jetë kur jemi ndjerë të lumtur dhe kemi thënë sa u kënaqa. Kur arrin ia kujton vetes ato momente, e bën që të besojë që lumturia ekziston. Prandaj kur ti thjesht je i ngatërruar me mendime për ti bërë keq vetes thuaj eja më “vrit” dhe  nuk do bësh dot asgjë sepse je aty i shtrirë i dobët. Por do të premtoj që do gjesh forcën që të çohesh shumë më i fortë nga vendi ku je pasi tashmë i je dorëzuar dhimbjes dhe je përballur me dhimbjen dhe e ke kuptuar që dhimbja nuk ka fuqi ndaj teje. Një herë mjafton të përballesh sepse truri do mësohet dhe do e ketë më të lehtë kur të përballet sërisht.

Ti në momentin që e çliron frymën jashtë a shqetësohesh nëse do vijë sërisht fryma brenda? Jo nuk shqetësohesh sepse çdo herë vjen. Çfarëdolloj gjëje që ti ke humbur mos mendo se nuk do vijë më. Në Univers ka kaq shumë bollëk sa ne na duhet vetëm ta lejojmë atë gjë në mënyrë të natyrshme .Duhet të jesh mendjehapur dhe të kuptosh që pavarësisht çfarëdolloj eksperience negative që mund të kesh kaluar, besoje se ka akoma më bukur se kaq.

 Si na ndihmon meditimi gjate zgjimit shpirteror?

Meditimi në terma të thjeshtë është njohje me veten pra vëzhgim i mendimeve dhe ndjenjave që ti ke. Duket e frikshme njohja e vetes sepse nuk e kemi menduar ndonjëherë që duhet të njohim veten. Kjo për arsyen se ne gjithmonë e marrim të mirëqenë faktin që ne e njohim shumë mirë veten tonë.  Kur fillon dhe mediton është një fillim zgjimi shpirtëror  sepse arrin rezultate të mrekullueshme dhe jeta fillon e  ndryshon  sepse njeh veten, zbulon ndjesi të mëparshme,  vëzhgon veten dhe arrin të përjetosh plotësisht. Ne përpiqemi gjithmonë të jetojmë jashtë trupit për shkak sepse duam të shmangim traumat e fëmijërisë dhe përballjen me veten tonë. Ne harxhojmë shumë kohë jashtë me njerëzit e tjerët, e mbushim kohën me aktivitete dhe njerëz që na shpërqëndrojnë sepse në këtë mënyrë për shpirtin është e pamundur që të jetë në harmoni me trupin tonë fizik. Vjen një moment që çdo shpirt do të rizgjohet dhe bëhet kurioz për ta njohur gjithnjë e më shumë veten dhe një nga mënyrat më të mira është meditimi. Si fillim do shërojmë traumat tona, do lirojmë bllokimet emocionale dhe pak nga pak shpirti do jetë në harmoni me trupin fizik.

Pse nuk përqendrohem dot në meditim?

Shumica futen në meditim me idenë se duhet të ndaloj mendimet e mia, me një meditim dua të arrij paqen time por nëse futesh me këto ide nuk je duke medituar por duke i bërë presion vetes për tu përqendruar diku. Meditimi nuk ka të bëjë me faktin që ti bësh presion vetes që të mos mendosh apo të arrish diku por ka të bëjë vetëm me faktin e të qenurit PREZENT tani në këtë moment. Përmes meditimit ti bëhesh vëzhgues i mendimeve, emocioneve, trupit tënd dhe jo të ndalosh mendimet sepse nuk i ndalon dot. Vetë funksioni i trurit është të prodhojë mendime ashtu si zemra pompon gjakun, nuk e ndalon dot është proces i natyrshëm. Me kalimin e kohës ti i vëzhgon mendimet, i kupton se çfarë janë dhe thjesht i lë të shkojnë. Në momentin që ti nuk bëhesh reagues ndaj gjërave që të vijnë deri diku i ndalon ato. Pra nëse kundrejt një mendimi negativ ti reagon po në mënyrë negative atëherë e zmadhon e rrit, dhe nëse ti nuk reagon ndaj këtij mendimi ti e ndalon fuqinë e tij dhe e lë të kaloj. Arsyeja që ndoshta nuk arrin të meditosh mund të jetë:

  • Nuk ke krijuar një ritual të përshtatshëm për veten tënde.
  • Nuk i jep vetes kohë sepse ti mendon se ndryshimin do e arrish brenda natës.
  • Krahasohesh me eksperiencat e njerëzve të tjerë dhe ke pritshmërinë për të përjetuar dhe ti të njëjtat eksperienca gjatë meditimit.
  • Trupi dhe mendja nuk janë mësuar me këtë zakon të ri, prandaj në fillim do e detyrosh veten të qëndrosh ulur.
  • Ndoshta ky nuk është momenti yt për të medituar por ti e ke parë që është bërë modë dhe i ushtron presion vetes.

Të gjithë jemi spiritual, jemi shpirt në trupin fizik dhe kur ti je gati të zgjohesh atëherë do ndodhi. Meditimi është një ndër mënyrat që ti të jesh me veten tënde dhe të jesh i pranishëm. E rëndësishme është që ti ta besosh që meriton më shumë sepse ky është thelbi që ti nuk beson se meriton më shumë, e thua kjo është jeta që më është dhënë e unë duhet të jetoj këtë jetë. Por jo ti meriton më shumë, duhet të ndryshosh bindjet që ke sepse 95% e atyre i kemi menduar dhe dje. Pra i ke krijuar bindje vetes që kaq meritoj unë. Secili nga ne meriton lumturi pa limite. Jetojmë në bollëk, ajri është bollëk, të ardhurat janë bollëk, shëndeti është bollëk, gjithçka është në bollëk. Por ti ke  krijuar bindjen që unë jam këtu ku jam: kam sëmundje, jam gjynah, nuk kam para, nuk jam e lumtur, nuk më do askush dhe ti krijon këto bindjet dhe normalisht ashtu do jesh. Ty nuk të afrohet një person i shëndetshëm dhe me pavarësi ekonimike,  por ty të afrohen njerëzit si vetja sepse ne tërheqim të njëjtën, dhe tërheqim njerëzit që kanë të njëjtën frekuencë me ne.

Nëse ky shkrim të ka ndihmuar të kuptosh më shumë rreth meditimit, të ka bërë të ndihesh më mirë të lutem bëj like dhe ndaje me miqtë e tu.

Gjithashtu nëse ke nevojë që të diskutojmë një çështje të caktuar mund ta shkruash në koment tek ky shkrim ose të dërgosh një mesazh në instagram.

Me dashuri Jona.

2 Comments

  1. User Avatar Besa November 26, 2022at12:22 pm

    Na kenaqe oj Jona , u kenaqsh gjithmon per keto gjera qe ba meson gjithmon merr mundim per te na qelur syt, je e mrekullushme , lum ne qe te kemi, te falenderoj , dhe ndjej mirenjohje per jeten ndjej mirenjohje per syt dhe veshet qe mund te te shoh dhe ndegjoj ty🤍🫶

    Reply
  2. Aferdita November 26, 2022at8:43 pm

    Waww ishte super duke lexuar me erdhi te qai ,mu reqeth mishi …
    Je shum e mir zoti shtoft sa me shum vajza si ty🙏❤

    Reply

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *