Mos lejo askënd të të bëjë të besosh
që ti nuk mundesh! Fuqia jote nuk ka kufij…
Fatjona Cici
Ne, njerëzit, kemi nevojë të flasim, të komunikojmë dhe të ndërveprojmë me njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë të ndajmë lumturinë apo zhgënjimet dhe ndihemi më mirë pasi kemi komunikuar me njerëzit e afërm. Çdo njeri e koncepton jetën sipas mënyrës së vet. Kur i flet një njeriu të afërt për diçka që e ke pasion, ka raste kur ata nuk e besojnë dhe atëherë reagimi i tyre nuk do të jetë pozitiv. Njerëzit flasin negativisht për shumë arsye. Fjalët pasqyrojmë botën e brendshme, pjekurinë mendore, emocionale dhe shpirtërore. Që dikush të flasë pozitivisht, duhet t’i ketë në harmoni të gjitha këto aspekte të botës së tij të brendshme. Ai person duhet të jetë i lumtur me jetën e vet dhe të lumturohet për arritjet e të tjerëve. Pra, kur dikush ju flet apo ju komenton negativisht, ai njeri është duke vuajtur përbrenda. Ai po jeton në një dhomë të errët dhe, që të mos ndihet vetëm, kërkon të tërheqë njerëz të tjerë. Nuk e bën me qëllim të keq, por po mbron veten. Është në programim dhe nuk është i vetëdijshëm që lumturia është zgjedhje. Ne zgjedhim të jemi ose të mos jemi të lumtur!
Një arsye tjetër që dikush të mbajë qëndrim jopozitiv ndaj ëndrrave të tua, është që pritshmëritë e tij për jetën janë të ndryshme nga të tuat. Ai person mund të jetë prindi, motra, vëllai, partneri, fëmija yt, pra dikush që të do por nuk pajtohet me zgjedhjen tënde. Duhet të kuptojmë që asnjëherë nuk do të arrijmë t’i kënaqim njerëzit dhe nuk e kemi për detyrë ta bëjmë. Për shumë vite me radhë jetova që të kënaqja të tjerët dhe e kisha lënë veten bosh, pasi nuk e kuptoja që vetëm jepja dhe nuk merrja. Dashuria është reciproke, jep dhe merr. Nuk punoja me veten, por përpiqesha t’i bëja të gjithë të lumtur. Kështu, po e lija veten bosh nga brenda. Kur vendosa të dëgjoja thirrjen e intuitës, zërin e brendshëm, të punoja me veten dhe të bëja zgjedhjet e mia, shumë njerëz u habitën, të tjerë u shokuan, shumë të tjerë u lumturuan. Në fund të fundit, kjo është jeta. Njerëzit kanë pritshmëri për ne, sepse na duan dhe duan të më shikojnë të lumtur. Por lumturinë ata e konceptojnë ndryshe dhe unë e konceptoj ndryshe.
Nuk është detyra jote të përmbushësh pritshmëritë e askujt, madje as të familjes apo njerëzve që të kanë rritur, dhe mos i lejoni t’ju bëjnë presion me fjalinë: unë të kam rritur, unë te dhash gji,unë të linda, unë të shkollova, unë të bëra kokën, KANE BËRE DETYRËN. Nuk ju kërkove ti të të sillnin në jetë, kanë bërë detyrën prandaj mos ki frikë t’i zhgënjesh. Bëj atë që ndien dhe do e shikosh që kur të të shikojnë ty të lumtur do lumturohen dhe ata për ty. Nëse nuk e bëjnë, mos e vrit shumë mendjen. Ke vetëm një jetë. Je këtu për ta jetuar sipas rregullave të tua, zhgënjeji të gjithë… Forca, guxo, bëje për veten! Të solli Zoti këtu të jetosh i lirë, të guxosh të lumturosh veten. Nuk është detyra e askujt të na bëjë ne të lumtur, është detyra jonë të lumturojmë veten. Zhgënjeji të gjithë dhe bëj atë që të ndien zemra. Por, të lutem, sigurohu që mos të zhgënjesh njeriun më të rëndësishëm në këtë jetë: VETEN TËNDE! Arsyeja që dikush komenton negativisht është fakti që ti ke qenë mikja/miku i tij për shumë gjatë dhe nuk e ka njohur këtë aspektin që guxon dhe punon me veten, që fillon të bësh trajnime, meditime, aktivitet fizik. Dhe fillojnë komentet me ironi, që përpiqen të të tërheqin përsëri në programim, pasi nuk e njohin këtë person dhe ju duket çuditshëm në fillim. Kur e kuptojnë që ti e ke seriozisht, je i vendosur në vendimet e tua dhe e shikojnë në sytë e tu se sa rëndësi ka kjo që ti je duke bërë, atëherë bëhen më seriozë. Nga ironia kalojnë në komentet negative, dhe këtë e kanë mekanizëm mbrojtës, sepse tremben nga e reja, sepse shpirti iu thërret nga brenda: forca, bëje dhe ti këtë që bëri miku yt. Por nuk është kollaj t’i dalësh programimit dhe truri vepron që t’i mbajë të sigurt, truri vepron nëpërmjet komenteve negative. Pra, ata nuk duan të të ulin ty, por duan të mbrojnë veten e tyre. Prandaj, mos u ndikoni nga komentet dhe reagimet e njerëzve që ju rrethojnë. Në fillim ata shokohen, sepse iu dukesh dikush tjetër, i huaj, nuk të njohin më. Më tej, ata kanë frikë se mos zhgënjehesh, më tej kanë frikë se fillon iu flet zëri i brendshëm, i thërret ndryshimi, por mbrojnë veten dhe në fund, kur e shikojnë që përpjekjet e tyre janë të kota, kur e kuptojnë që ti tashmë e ke marrë rrugën e jetës sate, sipas rregullave të tua, ata dorëzohen. Jo gjithmonë dorëzimi shoqërohet me komente pozitive dhe mbështetje. Shumë prej tyre heqin dorë nga ty dhe dalin plotësisht nga jeta jote. Në fillim kjo duket e frikshme, se mendon që do të ngelesh vetëm. Në të vërtetë, kjo është një mënyrë që Zoti apo Universi ju pastron nga rruga juaj pengesat dhe e liron rrugën për njerëz të tjerë, që vërtet i japin vlera dhe dashuri jetës sate. Kur ti zhvillohesh, e ngre veten në një nivel shumë të lartë energjie dhe do të rrethohesh me njerëz që janë në të njëjtën frekuencë/energji me ty. Pra, shumë njerëz do të ngelen mbrapa në rrjedhën e jetës dhe shumë të tjerë do të vijnë.
Imagjinoje si një oqean të pafund, ku jeni nisur të gjithë të notoni drejt një destinacioni të caktuar. Ata që notojnë më shpejt, do të jenë bashkë, ndërsa pjesa tjetër do të ngelet mbrapa. Mos detyro askënd të notojë në të njëjtin ritëm me ty. Mos detyro askënd të ndryshojë, pasi kjo nuk është detyra jote. Ti ke për detyrë të përmirësosh veten tënde çdo ditë dhe ata që duan të ndryshojnë do të ndikohen nga shembulli që ti jep. Fillo e puno me veten, ndiq ëndrrat e tua dhe mos mendo shumë gjatë. Thjesht vepro, mirëprit të gjitha komentet e njerëzve, por mos i mat vlerat e tua me to. Kur merr komente pozitive, mos e ço shumë lart veten, në mënyrë që kur të marrësh komente negative mos të ulesh aty poshtë. Një mënyrë tjetër për të kontrolluar komentet negative është ajo që unë e quaj keqardhja dhe mëshira. Një njeri që është i lumtur kurrë nuk të bën të ndihesh keq, njerëzit që bëjnë komente negative janë ata që vuajnë më shumë. Gjatë jetës i kanë trajtuar keq dhe nuk kanë marrë dashuri, prandaj nuk dinë se si të japin dashuri. Mendo atë njeriun që thotë fjalë negative apo bën komente negative në rrjetet sociale, imagjinoje në fëmijërinë e tij. Ka qenë i pafajshëm, por ka kaluar shumë dhimbje që e shpreh nëpërmjet komenteve negative. Provoje, ndiej keqardhje dhe çoje veten në një shkallë më të lartë energjie. Shikoje nga lart atë person dhe thuaji vetes: sa duhet të ketë vuajtur që sillet në këtë lloj mënyre! Arsyeja tjetër që dikush komenton negativisht është sepse ndihet vetëm në një dhomë të errët dhe do të tërheqë edhe dikë tjetër. Mos e lejo. Pra, tani që i di të gjitha këto, je në gjendje ta përballosh një njeri negativ dhe të kuptosh që ai nuk e ka me ty, por me veten. Vlerat e tua nuk përcaktohen nga mendimet apo fjalët e njerëzve. Ti i di vlerat e tua, ti e njeh veten më mirë se çdo njeri, prandaj mos u ndiko nga asnjë faktor aty jashtë. Por fillo puno me mendimet e tua, është e rëndësishme se çfarë ti i flet vetes kur aty nuk është askush.
Pjesë nga libri ‘TRANSFORMO JETËN TËNDE’…
Nësë dëshiron ta jetosh jetën i lirë, të çlirohesh nga frika se çfarë do mendojnë të tjerët për ty, nëse dëshiron ta marrësh jetën tënde nën kontroll dhe të veprosh me zemër, dita për të guxuar është sot! Trajnimet ‘ZHVILLIMI PERSONAL’ në 3 NIVELE do të udhëheqin rrugëtimin tënd drejt transformimit të vetes dhe të jetës.
Për më shumë informacione si dhe për të marr pjesë në një nga tre trajnimet më të fuqishme në Shqipëri për Zhvillimin Personal kontakto në WhatsApp në numrin +355683817117. Dikush nga ‘SKUADRA E JONA AKADEMI’ do të të përgjigjet!
Gjithashtu nëse dëshiron të ‘edukosh veten’ rreth teknikave dhe metodave më të fuqishme për të përpunuar dhe menaxhuar ankthin, frikën dhe mendimet negative, ose nëse dëshiron të bësh dikë të lumtur duke i ndryshuar jetën një herë e përgjithmonë vetëm me një libër, të ftoj të porosisësh sot librin ‘TRANSFORMO JETËN TËNDE’ në linkun https://jonacademy.com/product/transformo-jeten-tende/ ose në WhatsApp në numrin +355683817117.
‘Transformo Jetën Tënde’ është libri i parë Best Seller nga një autore shqiptare për menaxhimin e ankthit, frikës dhe mendimeve negative. Mos hezito për ta lexuar, sepse ky libër do të ndryshoj jetën!