SI TË MENDOJ POZITIVISHT?

Kur ti ke për qëllim të mendosh pozitivisht dhe synon ta kthesh mendjen tënde pozitive, duhet të marrësh parasysh faktin që do të të duhet të bësh shumë ndryshime në jetën tënde. Një nga këto ndryshime është që të jesh vëzhgues i vetes. Shumica e njerëzve e kanë fokusin nga jashtë brenda, shikojnë se çfarë bëjnë të tjerët, se si sillen të tjerët, i gjykojnë, i analizojnë dhe i vetmi moment që e kanë fokusin tek vetja është kur ankohen për mendimet negative dhe gjendjen e ankthit. Një njeri që ka një mendje pozitive fokusin e ka brenda vetes. Më poshtë do gjesh disa pyetje të cilat do të të ndihmojnë ta kthesh fokusin te vetja, të jesh i vetëdijshëm për emocionet dhe mendimet e tua:

  • Çfarë po mendoj në këto momente?
  • Çfarë ndiej në këto momente?
  • Pse i kam këto ndjesi?
  • Pse i kam këto mendime?
  • Çfarë kam bërë sot diçka pozitive unë për veten?
  • Çfarë kam bërë diçka të vogël për veten që më ka dhënë lumturi?
  • Çfarë bëra ndryshe në një situatë të njohur për mua?

Duke pasur fokusin te vetja nuk do të analizosh sjelljen e të tjerëve por do analizosh sjelljen dhe zakonet e tua, sepse veprimet që ti bën çdo ditë kanë një rol shumë thelbësor për menaxhimin e mendimeve negative dhe menaxhimin e emocioneve të ulta, siç janë frika, ankthi, turpi, faji, zilia, xhelozia etj.

Mendja është si një kopsht që është i mbushur me lule, me pemë, me bar, me të gjitha llojet e bimëve. Nga këto bimë disa prej tyre nuk të shërbejnë, disa prej tyre ndoshta të bezdisin dhe disa të bëjnë keq. Varet nga ti nëse do të vendosësh ta pastrosh “kopshtin e mendjes tënde” nga barërat e këqija dhe nga ato bimë që të bëhen pengesë në përditshmërinë tënde. Gjithashtu është në dorën tënde nëse do të tregosh kujdes pak më të veçantë për ato lule dhe bimë që ty të shërbejnë dhe të bëjnë të ndihesh mirë. Sikurse lulet, edhe mendimet pozitive kanë nevojë për përkujdesje. Kopshti i mendjes tënde është një vend që ti kalon shumicën e jetës, prandaj sigurohu që të jetë një vend i mbushur me ngjyra dhe me energji të mirë. Është në dorën tënde sepse gjithçka fillon nga ti, gjithçka fillon nga një vendim. Do të veprosh apo jo? Do t’i largosh mendimet negative apo jo? Do t’i përkushtohesh procesit të të menduarit pozitivisht apo jo? Sepse të mendosh pozitivisht është një proces i gjatë i cili kërkon shumë praktikë dhe përkushtim. A je ti gati të mendosh pozitivisht? A je ti gati të mendosh me ngjyra? A e përballon dot mendimin pozitiv? Sepse mendimi pozitiv kërkon një njeri ndryshe nga ai që je tani. Mendimi pozitiv kërkon që ti të heqësh dorë nga imazhi aktual i vetes që ke krijuar në mendjen tënde dhe të guxosh të fillosh me hapa të vegjël të krijosh imazhin e ri të vetes.

 Pjesë nga libri “ MANUALI I MENDIMIT POZITIV”…

Nëse duke lexuar këtë artikull ndjen se ke nevojë të ndërpresësh rrjedhën e mendimit negativ; ndjen se je gati t’i përkushtohesh të menduarit pozitivisht; dëshiron të transformosh rrënjësisht jetën tënde por nuk di se cilët janë hapat e duhur për ta bërë… Atëherë ky manual në formën e një ‘mini trajnimi’ do të të tregoj hap pas hapi rrugën për të riprogramuar nënvetëdijen dhe për të kthyer mendimet negative në pozitive.

Përmes këtij manuali do të arrish t’i japësh dritë ‘errësirës së mendjes tënde’, do të kuptosh se ti ke fuqinë t’i kontrollosh të gjitha mendimet e tua.

Për të porositur kliko linkun https://jonacademy.com/product/manuali-i-mendimit-pozitiv/ ose kontakto në WhatsApp në numrin +355683817117. Dikush nga ‘SKUADRA E JONA AKADEMI’ do të të përgjigjet.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *