Në disa situata të caktuara duket sikur nuk kemi më shpresë për asgjë dhe duket sikur nuk kemi asnjë mundësi për të përmirësuar jetën tonë, na duket sikur nuk ka kuptim që po jetojmë. Shpresa asnjëherë nuk humbet dhe mundësitë asnjëherë nuk humbasin sepse ekziston një fije shprese e fundit dhe një mundësi e fundit për sa kohë jemi gjallë dhe gjenerojmë energji. Ne kemi mundësinë që këtë energji ta përdorim për ta nxjerrë veten nga çfarëdolloj situate që mund të ndodhemi dhe të shftytëzojmë të gjitha aftësitë që kemi.
Sado vështirësi të jesh duke kaluar për momentin, sado i errët të duket ai pusi ku je për momentin gjithmonë ekziston mënyra dhe mundësia për të dalë nga ai pus mjafton ta besosh në fillim me shpirt dhe duke e besuar fillon dalëngadalë ajo drita të theksohet më shumë. Në fillim drita ndizet, më pas ti duke e besuar e bën të ndriçojë edhe më shumë, duke e besuar hedh edhe një hap dhe kështu me radhë vazhdojnë hapat njëri pas tjetrit dhe ti shikon që ja ke dal. Zoti/Universi do bëj që të dal një njeri në rrugën tënde, apo një situatë që ta bën më të lehtë rrugëtimin deri sa e shikon jetën, rrugën tënde që ka ndryshuar plotësisht dhe kur e vështron duket sikur i ka ndodhur dikujt tjetër. Nëse diçka nuk të bën të lumtur, nëse diçka të duket e errët, nëse diçka të duket e vështirë për tu kaluar atë pak energji që prodhohet tek ty si njeri nga frymëmarrja, nga mendimet, ndjesitë përdore për tu arratisur nga ai vend që të ka ndrydhur si njeri, përdore për tu arratisur nga ajo marëdhënie që të ka ndrydhur si njeri, nga ai vend pune, nga gjithçka largohu dhe aty do fillojë të ndryshoj jeta jote. Nuk e ndryshojmë dot jetën duke ndejtur në të njëjtin vend dhe duke thënë nuk ka më shpresë sepse shpresa është këtu, është aty. Unë nuk përdora as medikamente, nuk shkova as tek psikologu, nuk ia shtriva dorën askujt sepse fundja nuk ma kapi njeri dorën vetë unë arrita e çova veten time edhe pse më dukej vetja e pashpresë.
Shpresa është gjithmonë aty duhet ne të kërkojmë ta ndryshojmë jetën tonë, duhet ne ta besojmë pak më shumë, prandaj mendimi im është se përsa kohë jemi gjallë për sa kohë marrim frymë e kemi Zotin me vete dhe atë energji që gjenerojmë e përdorim në për të mirën tonë. Thjeshtë të tregohemi të sinqertë me veten, të veprojmë dhe ta ndryshojmë veten tonë.
Për ty nëse je duke kaluar një moment të vështirë besoje me shpirt që nuk është kjo ajo që ti meriton dhe nuk është ky destinacioni që ti meriton në këtë jetë. Kjo është vetëm një pjesë e shkurtër e jetës tënde, një hallkë më shumë por do kalojë, është e sigurt që do kalojë.
Nëse ky shkrim të ka ndihmuar të reflektosh me veten dhe të ka bërë të besosh se ti mundesh të tejkalosh rrethanat e momentit dhe të veprosh për të marrë atë që meriton në jetë , bëj like dhe dërgoja dikujt që do e ndihmonte.
Gjithashtu nëse ke nevojë të punosh me veten për të menaxhuar frikën,mendimet negative dhe ankthin.Ose për të ndërtuar vetëbesimin dhe ti japësh drejtim jetës tënde bashkohu në një nga kurset që unë ofroj.
Kontakto në Whats app në numrin +355683817117
Me dashuri Jona.