Si të tejkalojmë frikën dhe të guxojmë në jetë?

Që kur kemi lindur, mënyra si jemi rritur na ka bërë që disa gjëra duhet ti bëjmë ashtu si na janë thënë nga të tjerët dhe ne e ndrydhim shumë veten, ndjenjat, fjalët që dëshirojmë të shprehim dhe lejojmë që frika të na mposhtë. Kur jemi të fokusuar gjithë kohën tek simptomat e ankthit, tek negativja, tek ajo që nuk duam të na ndodhi ne ndihemi shumë të dobët, të pasigurt, të pafuqishëm për të vazhduar dhe e besojmë me shpirt që diçka nuk shkon me ne. Kjo gjendje vjen papritur, nuk të jep paralajmërim por në të njëtën kohë as nuk ndodh tani në moment për një arsye apo shkak të caktuar.  Brenda nesh kemi energji pa limit dhe kjo energji shërben për të thënë fjalë, për të bërë veprime por kur fjalën nuk e thua dhe veprimin nuk e bën sepse të mposht frika, pasiguria, paragjykimi i të tjerëve kjo bën që energjia të ngelet aty, të akumulohet brenda nesh. Por që ne të funksionojmë në mënyrën e duhur duhet të veprojmë, të lëvizim fizikisht ,të shprehim mendimet dhe ndjenjat tona në mënyrë që energjia të qarkullojë dhe të mos bllokohet brenda nesh. Fjalën turp e kemi dëgjuar shumë shpesh: “është turp të bësh atë, është turp të bësh këtë”, ne e kemi ndaluar veten për shumë gjatë së jetuari ëndrrat tona për shkak të turpit. Sipas asaj që na kanë thënë zgjedhjet tona duhet ti bëjmë duke u bazuar gjithmonë sipas asaj që është e “duhura” ,disa shembuj: Kur të zgjedhim shkollën që do ndjekim duhet të jetë ajo që zgjidhet më shumë nga shoqëria dhe konsiderohet diçka me nivel. Kur të zgjedhim personin që do kemi në krah duhet patjetër të jetë i rracës, fesë, kombësisë tonë….. Thjesht ne na kanë ndërtuar një “ kuti” gati, na kanë futur aty dhe sipas shoqërisë duhet të jetojmë sipas asaj që është e duhura, ndryshe është turp.Por ta jetosh jetën tënde në këtë mënyrë duke u bazuar te frika ka shumë rreziqe.

Në momente të ndryshme të jetës kur ti je gati për të vepruar dëgjon se brenda teje të flet një zë i brendshëm :“ Jona nuk është ajo shkollë për ty, Jona nuk është ky shtet për ty, Jona nuk është ky person për ty” por ti nuk e beson atë zë dhe i thua  vetes JO se këto janë normat dhe sipas shoqërisë këto janë ato që duhen, ti nuk e dëgjon zërin e brendshëm dhe vazhdon ecën sipas normave të shoqërisë duke mos ndërmarrë hapin e parë për të mposhtur frikërat e tua dhe guxuar në jetë.  Ti harron se ai zëri brenda teje do jetë aty dhe do flasi sërisht, do ulëras derisa ti ta dëgjosh dhe të jesh e vetëdijshme. Do flasi nëpërmjet atakut të panikut, ankthit, depresionit, semundjeve të ndryshme fizike dhe problemeve shëndetësore. Kur unë them jetoni të lirë për për këtë e kam fjalën që:” Ti nuk je këtu të bësh të lumtur prindin, shoqërinë apo ‘x’ person të caktuar,ti  je këtu të bësh të lumtur shpirtin dhe ta dëgjosh atë zërin para se të ulërasi duke guxuar dhe marrë atë që ti meriton. Kjo sepse kur ulëret është shumë vështirë ta përballosh ashtu si ndodhi dhe me mua.”

Qetësinë e shpirtit, unë e gjeta vetëm kur u përballa me veten time, kur guxova të veproja dhe kur arrita të kuptoja që nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët dhe se si dukem tek të tjerët se fundja jam njeri dhe gjithçka që bëj përsa kohë nuk i bën keq askujt më falet dhe pse të mos e bëj. Prandaj të lutem mos u fokuso se çfarë ndien dhe te ajo çfarë ti mendon se e ke mangësi te vetja por besoje se jemi të gjithë magji, dhe se kemi potencialin që të arrijmë të zbulojmë potencialin tonë kur fokusohemi tek gjërat e mëdhaja që na japin lumturi dhe na mbushin zemrën. Prandaj të guxojmë dhe ti kërkojmë ato,të guxojmë duke ushqyer dashurinë dhe jo frikën.

 Nëse ti rri,mendohesh gjatë dhe analizon trurin, normalisht që ai ka prirjen të përqëndrohet te negativja dhe tek të gjitha “mbeturinat” që i janë thënë gjithë jetën dhe të çon tek negativja duke të ofruar skenaret që të mbajnë të tërhequr që të mos përballesh me frikërat e tua dhe të mos guxosh për më shumë. Ka ardhur momenti ta marrim ne kontrollin e jetës dhe të guxojmë për të marrë atë që na bën të ndihemi të lumtur. Shpesh dëgjoj njerëz që shprehen: “dua të guxoj dhe të shpërthej në jetë” por kam frikë çfarë do mendojë prindi, shoqëria, njerëzit e bashkëshortit apo kolegët te puna. Por kujt i intereson se çfarë do mendojnë të tjerët, nëse dikush vërtetë na do nuk do shikojë titujt që ne kemi, diplomat, rrogën apo gabimet që kemi bërë gjatë jetës . Kur dikush na do pa kushte e vetmja gjë që duhet të shikojë është shkëlqimi në sytë tanë, sa jemi të lumtur ne dhe sa e shijojmë gjithçka që kemi.

Kur diçka e do vërtetë shumë me shpirt, kur do që ta ndryshosh jetën tënde rrënjësisht, kur do që ta pranosh veten kur shikoshesh në pasqyrë ,nuk mendon gjatë. Ti thjesht e bën dhe i thua vetes: “Nuk kam asgjë për të humbur” dhe bashkë me frikën dhe pasigurinë ‘hidhesh’ te e panjohura. Ai që e do vërtetë dicka gjithmonë e gjen mënyrën për të guxuar në jetë dhe për të shkelur me këmbë rrethanat e momentit. Por pjesa më e madhe e njerëzve mundohen të gjejnë vetëm justifikimet.

NDALO ANKESAT, NDALO VIKTIMIZIM…Ti e  ke forcën që të bësh gjithçka  në jetë, pse duhet ta shikosh veten si viktimë!?

Një arsye tjrtër që shumica e njerëzve nuk veprojnë dhe nuk e marrin guximin të tentojnë dhe të hedhin hapin e parë drejt diçkaje që e kanë ëndërr dhe që e dëshirojnë me gjithë shpirt është fakti që presin kushtet ideale.

Nëse po pret një sinjal për të vepruar merre nga ky shkrim që po lexon….Ky është momenti yt!

Duhet të veprosh tani në kushtet që je dhe mos prit për kushtet ideale, mos prit që gjërat të bëhen perfekte dhe pastaj ta nxjerrësh veten aty jashtë që të shikojë gjithë bota. Nxirre tani  kështu si je, fillo me këto që ke, do përmirësohesh gjatë rrugës, jemi njerëz përmirësohemi gjatë rrugës. Është normale që në fillimet tona të gabojmë dhe ti bëjmë gjërat gabim por  gradualisht do  përmirësohesh duke ngjitur shkallët hap pas hapi pra duke lëvizur fizikisht dhe jo duke pritur se kur do vijnë rrethanat ideale dhe kur ta kesh mposhtur plotësisht frikën. Mos e lejo të të iki mundësia nga dora për të qenë i lumtur, për të qenë i plotësuar por vepro tani me këto që ke. Perfeksioni nuk ekziston por është vetëm pasiguria që ti i vesh një këmishë të bukur dhe thua: “Po pres që të bëhen gjërat perfekte, të më kalojë frika”. Nuk ka perfeksion, nëse ke pasiguri në vetvete puno fort me veten por tani vepro me ato që ke, Zoti dhe Universi ta shtron rrugën në vazhdim. Mos lejo që të pengojë pasiguria në vetëvete për të realizuar ëndrrat e tua por hidhe hapin e parë, besoji instiktit dhe do përmirësohesh gjatë rrugës. Mos u mbyll tek guaska që I ke krijuar vetes por hapju jetës dhe jeta do të sjell mundësi pafund. Hidhe hapin e parë për të tjerat ka menduar Zoti për ty dhe vepro tani para se të jetë tepër vonë sepse kushtet ideale dhe perfeksioni nuk ekzistojnë.

Nëse ky shkrim të ka ndihmuar të reflektosh me veten dhe të ka bërë të besosh se ti mundesh të tejkalosh rrethanat e momentit dhe të veprosh për të marrë atë që meriton në jetë , bëj like dhe dërgoja dikujt që do e ndihmonte.

Gjithashtu nëse ke nevojë të punosh me veten  për të menaxhuar frikën, mendimet negative dhe ankthin. Ose për të ndërtuar vetëbesimin dhe ti japësh drejtim jetës tënde bashkohu në një nga kurset që unë ofroj.

Kontakto në Whats App në numrin +355683817117

Me dashuri Jona.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *