Si të jemi vetëvetja dhe të kemi vetëbesim?

Në asnjë moment mos ki frikë të jesh vetja jote e vërtetë, para gjithkujt atë që ndjen bëje dhe atë që ke në mendje thuaje. Bëj atë që të thotë zemra, ji vetëvetja dhe mos  e sforco  veten asnjëherë, sepse nëse je vetëvetja 100% do jesh shumë i/e qetë në të gjitha aspektet e jetës. Ky është parimi që mua më ka ndjekur gjithmonë në rrugëtimin tim të gjatë deri këtu ku jam sot por do jetë akoma edhe më i gjatë nga këtu dhe në vazhdim gjithmonë për të ecur përpara por për të qënë vetëvetja. Në këtë artikull do lexoni një bisedë shumë të këndshme me Enxhi Nasufin duke prekur aspekte të ndryshme lidhur me: mënyrat si të mos e humbasim veten për një sukses më shumë, si të tejkalojmë gjendjen e ankthit dhe të kemi vetëbesim për të arritur ëndrrat tona.                                                                                                                                

  • A ka shumë presion që të detyron ta tjetërsosh  veten?

Përgjegjësinë dhe rrethanat jua lë njerëzve në dorë dhe zgjedhjeve që bëjnë,  mund të ketë presion dhe elementë të tjerë të jashtëm që mund  të ndikojnë deri diku tek diçka por vendimin përfundimtar unë ia jap vetes time dhe çdo njeriu që e ka në dorë për ta zgjedhur. Nuk jam personi që i bëj gjërat e ndikuar nga presioni i jashtëm. Është një zgjedhje dhe bilanc shumë i thjeshtë, nëse do këtë rrugë do zgjedhësh këtë gjë e me rradhë. Gjërat janë shkak pasojë dhe mbaj përgjegjësi për gjërat që zgjedh. Shpesh nuk e kam dashur suksesin e madh apo famën e madhe por gjithmonë kam dashur tek vetja dhe njerëzit që më kanë rrethuar, emocionin dhe ndjesinë njerëzore. Bëj atë që dua dhe më vjen nga shpirti dhe nuk zgjedh gjërat që janë në “modë/trend” vetëm për tu pranuar nga shumica.

Ndonjëherë është më mirë të heqim dorë nga ajo që bëjmë se ashtu “duhet” sesa të heqim dorë nga vetja jonë e vërtetë.

  • A duhet të ndryshojmë veten për të arritur ëndrrat tona?

Mundesh të jesh vetëvetja dhe të mos humbasësh veten tënde dhe në fund fare do arrish të përçosh tek të tjerët atë që ti ke dashur dhe atë që ke zgjedhur me zemër të bësh. Në fund të ditës mjafton një person të frymëzohet nga unë dhe është mëse e mjaftueshme. Do ketë shumë që nuk e aprovojnë këtë mënyrë por e rëndësishme është që kur të flemë gjumë në mbrëmje të jemi shumë të qetë me veten.

  • Si e ke mposhtur zërin kritik në moshën 18 vjeçare ?

Për mua ka qenë shumë e rëndësishme marrëdhënia me mamin, sepse më ka bërë të ndihem shumë konfidente dhe e kujdeshme ndaj zërit tim të brendshëm dhe zërave të jashtëm që më vinin, presionit dhe shoqërisë. Familja dhe prindërit janë një shembull shumë i rëndësishëm edhe nëse nuk flasin, me veprimet që bëjnë pasqyrojnë shumë. Nuk kam pasur asnjëherë në jetën time krahasime dhe nuk kam qenë krahasuese apo xheloze kundrejt gjithë shoqërisë time duke mos u ndjerë asnjëherë më pak. Më ka ndihmuar fakti që jam marrë me art që në moshë të vogël dhe gjithçka më ka ndodhur gradualisht dhe nuk më ka ardhur menjëherë që të më lëvizi nga balanca. Sot edhe nëse më flet zëri i brendshëm mundohem me kthetra që ta kthej konkurencën tek vetja ime dhe jo përballë njerëzve të tjerë dhe kjo të ndikojë jo mirë tek unë. Nëse do kisha një zë që të më bënte të krahasohesha me të tjerët, me fenomenet, trendet atëherë do e kisha të vështirë. Zgjedhjet e gabuar bëhen atëherë kur bazohemi tek krahasimi me të tjerët dhe i bëjmë zgjedhjet e sforcuara me idenë se ngelim mbrapa. Gabime bëjmë shpesh herë por kjo na shërben të rritemi dhe të mësojmë më shumë në mënyrë që të mos i shkaktojmë vetes mbingarkesën mendore dhe emocionale. Të jemi me veten, të shijojmë ato ëndrrat e mëdhaja që kemi të guxojmë por jo duke u krahasuar me njerëz të tjerë. Duke mos pasur drejtimin e duhur nga familja dhe duke pasur presionin e jashtëm nga shoqëria ndodh që egoja të bën ta kthesh vështrimin dhe të xhelozosh të tjerët sepse të duket se kanë diçka më shumë por kjo gjë të krijon kompleksitet tek vetja. Gjithmonë nëse një person të shkakton ndjesi “inati” ndodh sepse ai person pasqyron diçka brenda teje, ne jemi pasqyrë e njëri-tjetrit.

  • Cilat janë shkaqet apo personat që ndikojnë të mos jesh vetëvetja?

Ka shumë momente kur nuk ndihem vetëvetja dhe kur e kuptoj që po ndodh kjo gjë kam nevojë për hapësirën time të reflektoj, të shkoj në ambientin tim të qetësisë, të merrem me veten time dhe të fitoj sërish atë gjë që kam humbur nga vetja. Një nga momentet që unë e humbas pak vetëveten është kundrejt personave që e shikoj që nuk kanë pastërti kundrejt meje, që tregohen jo të drejtë. Unë mund të dal nga vetja kundjet këtyre personave për shkakun se jam shumë e drejtëpërdrejtë dhe e sinqertë me këdo. Por është e drejta e gjithësecilit nga ne të vendosi “kufij” të qartë që të ruajë hapësirën e tij duke mos lejuar në asnjë moment që herën tjetër këta persona të mos sillen në këtë lloj mënyre duke tentuar të të nxjerrin nga vetja.

  • Ke lënë njerëz mbrapa në rrugëtimin tënd dhe si je ndier?

Në mënyrë të natyrshme kam lënë shumë njerëz të tjerë mbarapa. Kjo gjë është evidentuar energjitikisht kanë ngelur pas dhe kam vazhduar rrugëtimin tim shumë natyrshëm. Gjithmonë kam qenë person shumë social por nga ana tjetër njerëzit që janë afër meje janë shumë pak. Më mirë vetëm sesa me njerëz që detyrohesh dhe qesh me zor, ndihesh jo rehat. Për sa kohë nuk ndihem vetëvetja në një ambient të caktuar dhe flitet për gjëra që për mua nuk vlejnë sepse as nuk më rrisin si individ zgjedh të mos përfshihem. Ka shumë njerëz që e quajnë egoizëm, edhe pse jam shumë pro të jetuarit në grup sepse njeriu në këtë jetë nuk është vetëm është me njerëz por mendoj dhe se nëse nuk jam vetëvetja dhe nuk i kushtoj vetes time kohë nuk do jem asgjë për askënd. Gjithmonë jam munduar që  në rrugëtimin tim të provoj dhe të shijoj sa më shumë duke u ndjerë me veten mirë fillimisht dhe kam evidentuar që personat që më vlerësojnë mua realisht më kanë ndjekur.  Provo sa më shumë mundësi të të jepen që lidhen me horizontin tënd. Provo, provo dhe përsëri vetëm provo. Edhe nëse nuk ke talent mos u tremb nga ideja por thjesht provo sepse fundja jeta kjo është provë dhe gjëja më e rëndësishme është të eksperimentosh dhe të lidhesh pas faktit nëse do të ndjekin njerzit e tjerë. Edhe nëse nuk e merr atë që e mendoje se të përket, ka gjithmonë në këtë Univers diçka të posaçme vetëm për ty. Ne nuk do ti dimë të gjitha por me kalimin e kohës do zbulojmë atë që dimë më shumë dhe që bëjmë më mirë. Zbulo duke provuar dhe jo duke qëndruar mbyllur pasi duhet ti hapemi jetës.

  • Si arrite ta rilindësh veten pas gjendjes së ankthit?

Ankthi më ka bërë që të ulem me këmbë në tokë akoma më shumë, pra të bëj kompromis me disa gjëra që nuk e mendoja se do të ndodhnin. Dashur pa dashur e pranova dhe ankthi është një proçes të cilin e kalova. Është shumë e rëndësishme që ne duhet të ulemi dhe të kuptojmë çfarë ka brenda vetes tonë dhe  është e padobishme nga e kaluara.  Të lëm egon menjëanë dhe të përmirësohemi sepse çdo njeri ka vend për përmirësim. Ne harrojmë që gjithmonë ka një shkaktar për gjendjen e ankthit. Nuk është ajo çka ti po përjeton por diçka më e thellë. Në momentin kur e lash egon dhe e pranova që unë jam një njeri dhe për sa kohë e përjetoj më duhet të filloj të punoj me veten e kalova thjeshtë duke e parë çfarë ma shkaktonte. Madje ka pasur raste kur kam vendosur ta lejoj veten të përballem me një shkatar ankthi vetëm për ta pranuar që ai ishte shkaktar ankthi. Ankthi nuk largohet vetëm se ne punojmë 1 ditë, 1 javë, 1 muaj, marrim medikamente por është një proces i gjatë që kërkon mjaft punë me veten dhe një kohë të papërcaktuar. Ankthi nuk është sëmundje por një emocion, duhet të dish ta menaxhosh sepse ka shumë shkaktarë në përditshmëri dhe duhet të përgatisim veten.  Ne mendojmë se jeta do fluturojë në sipërfaqje por po nuk e more mundimin ti hapësh plagët dhe ti mjekosh nuk shërohen vetëvetiu. Në përgjithësi njerëzit nuk merren me emocionet e tyre harrojnë se qoftë edhe për të qenë vetëvetja ty fillimisht të duhet të merresh me emocionet e tua. Që ti kushtosh vëmendje vetes tënde, ti bësh qefin vetes tënde duhet të përballesh me emocionet e tua, me dhimbjet, duhet të mendosh shumë. Të përballesh  me shumë gjëra që të dhembin dhe të lëndojnë është e vështirë por nëse nuk e bën do kesh dhimbje gjithë jetën dhe do lëndosh veten dhe personat që ke pranë vetes. Të shërojmë veten tonë dhe të mos lëndojmë njerëzit e tjerë. Ka shumë persona që mendojnë se duhet vërtet guxim të hapësh plagë të vjetra ti mjekosh  por jo të gjithë e marrin mundimin të veprojnë. Diçka është e sigurt që në fund të procesit të mjekimit të plagëve ajo dhimbje do harrohet, unë kështu e kam përjetuar sikur lind përsëri. Por këtë rradhë ti nuk e lejon që ti si person të krijohesh nga ajo çfarë të tjerët kanë krijuar por e krijon veten ashtu si do në të vërtet.

  • Si ti bindim njerëzit të guxojnë dhe të jenë të lumtur duke qenë vetëvetja?

Çdo njeri e ka të shkruar se sa do të jetojë por është zgjedhje personale nëse thjesht do vegjetojë çdo ditë apo do zgjedhë që ato vite sa do jetojë ti bëjë ato që të kenë vlerë. Por a do kishte vlerë jeta nëse do e jetonim atë duke u fshehur dhe mos qenë vetja jonë? Apsolutisht që jo, thjeshtë do ecnim në rrugën tonë dhe nuk do e shijonim aspak rrugëtimin, nuk do arrinim të bënim diferencën mes kënaqësisë së fitores dhe zhgënjimit të humbjes sepse do jetonim si dikush tjetër pa njohur ndjenjat tona, dëshirat dhe pa pranuar veten duke mos synuar asgjë. .Në këtë momënt që je duke e lexuar këtë artikull  dije se është përgjegjësia jote, zgjedhja jote për ta bërë apo mos e bërë diçka në të mirën tënde duke e shijuar në maksimum jetën dhe duke qenë gjithë kohën vetja jote pa pasur nevojën për tu shtirur si dikush tjetër. Vepro gjithmonë ashtu si ti e ndjen, hidhi hapat me vetëbesim dhe do e shikosh se si rruga jote do të ndriçohet mjafton ta duash me shpirt dhe të guxosh ta marrësh. Një njeri mundet të arrijë gjithçka mjafton vetëm ta dojë atë.  Kur ti e do diçka mjafton tja aprovosh  vetes dhe me punë patjetër që do ia dalësh ta zotërosh atë. Formula  e suksesit në jetë: TA BESOSH DHE VETËM TË ÇOHESH TA MARRËSH ATË QË BESON. Sepse nuk duhet të mbesim vetëm në fazën që ta besojmë por të çohemi dhe të punojmë shumë. Ne bëjmë zgjedhje çdo ditë kur zgjohemi në mëngjes nëse do dalim të buzëqeshur apo do rrimë gjithë kohën me inat nëse do themi më fal, të lutem kur të kalojmë rrugën apo do e shtyjmë personi që ndeshim në mënyrë arrogante. Je ti ai që zgjedh me cilin fokus do e nisësh ditën tënde pozitiv apo negativ. Je ti i vetmi person që mundesh ta kontrollosh jetën tënde dhe të guxosh për ta vendosur në version e saj më të mirë të mundëshm. Ki besim tek vetja dhe guxo ta marrësh atë që ti meriton sepse vetëm ti mund ta ndryshosh jetën tënde, askush tjetër nuk mund ta bëjë për ty.


Momenti kur ti je në zonën e rehatisë fatkeqësisht është momenti kur ti nuk po shijon jetën, thjesht po përsërit të njëjtat gjëra. Pra sikur do hash të njëjtin ushqim gjithë kohës, sepse ja njeh shijen, di si ta gatuash  por ndoshta të përshtatet më mirë një shije e re thjeshtë të guxosh  dhe provosh më shumë.

Nëse ky shkrim të ka ndihmuar të kuptosh më shumë rreth njohjes së vetes, të ka bërë të ndihesh më mirë bëj like dhe dërgoja dikujt që do e ndihmonte.

Gjithashtu nëse ke nevojë që të diskutojmë një çështje të caktuar mund ta shkruash në koment tek ky shkrim ose të dërgosh një mesazh në instagram.

Me dashuri Jona.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *