Të folurit në publik përfshihet tek ankthi social thelbi i të gjithës është ndërveprimi me njerëzit, mendimi i të tjerëve ndaj nesh, ato që ne do themi do pranohen apo jo tek të tjerët. Duhet theksuar fakti që shumë pak persona në jetë nuk e përjetojnë ankthin social dhe janë të pakët ata që nuk e kanë problem të folurit në publik. Pra e folura në publik është një problem përgjithësisht për të gjithë.
Si duhet te veprojmë?
Marr shembullin konkret veten time që kam qenë gjithë jetën në luftë me veten për tu pranuar nga të tjerët, kjo gjë ka filluar që në shkollën e mesme. Shkolla e mesme është zanfilla të themi për shumicën e personave që e kanë përjetuar dhe e përjetojnë ankthin social kjo vjen për shkak se numri i nxënësve, njerëzve, individëve që ne na rrethojnë është i limituar pra individët në atë ndërtesë që është shkolla kanë një kufi të caktuar dhe nëse nuk përshtatemi dot me ata fillon ankthi “ si do ja bëj”. Janë të vetmit persona që ne kemi kontakt dhe si të ia bëjmë që të na pranojnë, të përshtatemi të jemi si ata, të ndryshojmë pamjen pra këtu fillon akthi social në shkollën e mesme dhe shumica e mbartin “valixhen e ankthit social” me vete gjatë gjithë jetës së tyre. Ndër simptomat fizike që shfaqen nga ankthi social janë: dridhje duarsh, djerësitje duarsh, përshtjellim në stomak, djerësitje trupi. Në momentet që unë përjetoja ndonjë nga këto simptoma i thoja vetes STOP do ndjekësh teknikat që janë vërtetuar shkencërisht dhe të ndihmojnë ta kalosh.
Ndër teknikat që kam eksperimentuar dhe provuar është rregulli 5 sekondësh. 5 4 3 2 1, bëj një frymëmarrje të plotë dhe kur arrij tek 1 jam e pastër e fokusuar dhe i them vetes “ unë do jap mendimin tim në lidhje më këtë çështje kështu si e mendoj , unë jam kjo që jam nuk jam më në gjimnaz që të ndryshoj veten për t’u përshtatur të tjerëve” .Kam mësuar se tani jemi në një botë të lirë numri i njerëzve që na rrethojnë është i pa limituar nuk e përcakton askush. Domethënë e pëlqen se pëlqen fjalimin tim personi që kam përballë nuk ka rëndësi sepse kam mundësi të takohem me persona të tjerë që përshtaten me idetë e mia.
Kur je në publik do stakosh trurin dhe do i thuash vetes: ti ke shumë vlera, këtë që do thuash e ke provuar tek vetja jote, dil shprehe mendimin tënd ashtu siç e ke dhe mos të të interesojë fare se çfarë thonë të tjerët .
Jo domosdoshmërisht duhet të na pëlqejnë të gjithë, sepse kur ti futesh në një dyqan rrobash nuk i pëlqen të gjitha rrobat. Pranoje idenë që njerëzit nuk do të të pëlqejnë sado bukur të flasësh ti, sado bukur të vishesh, sado shumë që ti ndihmosh jo të gjithë do të të pëlqejnë. Prandaj kanë dalë shije të ndryshme të ushqimit, lloje të ndryshme të makinave, celularëve, shtëpive që t’u përshtaten shijeve të ndryshme. Kush jemi ne që të na duan të gjithë? Neve do na duan vetëm njerëzit e duhur.
Mos harrojmë se njerëzit gjithmonë do flasin sado ti të ndihesh që ke bërë prezantimin më të bukur në fakultet gjithmonë do ketë elementë që mundohen të ulin vlerat e tua e rëndësishme është që ti të dish vlerat e vetes tënde dhe të kuptosh që ne njerëzit në krahasim me Zotin, Universin, energjinë që qarkullon jemi shumë të vegjël. Nuk ka rëndësi se çfarë thonë njerezit e rëndësishme është sa vlera japim ne tek Universi dhe sa energji pozitive përcjellim.